TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Në 26-vjetorin e Doganës së Kosovës diplomojnë mbi 100 oficerë të rinj

nga TËVË 1
8 orë më parë
1
A A
Në 26-vjetorin e Doganës së Kosovës diplomojnë mbi 100 oficerë të rinj

Në 26 vjetorit e themelimit të Doganës së Kosovës, sot kanë diplomuar mbi 100 oficerë doganorë. Në një ceremoni solemne të organizuar për këtë rast, u vlerësua lart puna dhe kontributi i Doganës si një ndër institucionet kyçe të vendit, jo vetëm në aspektin fiskal, por edhe si mekanizëm i domosdoshëm për sigurinë ekonomike dhe mbrojtjen e rendit ligjor.

Në një fjalë rasti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se Dogana e Kosovës, gjatë 26 viteve të funksionimit të saj, ka shërbyer përtej rolit të saj fiskal.

Reklamë

Ai nënvizoi se dogana është shndërruar në një shtyllë themelore të sovranitetit shtetëror dhe në një instrument të rëndësishëm për mbrojtjen ekonomike të vendit. Ai e përshkroi këtë institucion si vijën e parë të mbrojtjes kundër kontrabandës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Në këto 26 vite Dogana e Kosovës ka qenë më shumë se një institucion fiskal. Ka qenë shtyllë e mbrojtjes së sovranitetit tonë shtetëror, një mekanizëm i domosdoshëm për sigurinë ekonomike dhe një vijë e parë e mbrojtjes kundër kontrabandës, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rruga për konsolidimin e këtij institucioni nuk ka qenë e lehtë. Dogana ka kaluar nëpër periudha sfidash të mëdha…Sot me diplomimin tuaj kadetë të rinj dogana fiton jo vetëm staf të ri por edhe energji të re, mendim të freskët dhe motivin për të ecur bashkë përpara…Ju nuk jeni thjeshtë punonjës të ardhshëm, ju jeni mbrojtës të kufirit ligjor dhe ekonomik të vendit”, tha Kurti.

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati theksoi se përkushtimi i vazhdueshëm ndaj shtetit po kurorëzohet me arritje të tilla domethënëse, ku oficerët e rinj doganorë, të cilët sot diplomuan, i bashkohen shërbimit publik me një mision të qartë.

Ai e cilësoi shërbimin ndaj shtetit si ndër detyrat më fisnike, duke përkujtuar sakrificat e brezave të tërë për lirinë dhe ndërtimin e vendit, shkroi KP.

“Ky përkushtim i deritanishëm po kulmon me një arritje të tillë ku të afërmit tuaj, këta kadetë doganorë që sot po diplomojnë i vihen në shërbim vendim. Nuk ka detyrë e punë më fisnike se sa të shërbesh për shtetin tënd, për vendin tënd, për të cilin kemi luftuar me sa gjenerata…Urime te nderuar kadetë për diplomimin dhe ju uroj shumë suksese…Si njëri prej institucioneve kyçe të vendit jo vetëm për nga aspekti fiskal por edhe për nga përcaktimi i territorit dhe kufirit të vendit, dogana e Kosovës sivjet shënon edhe 26 vjetorin. Pra, është prej institucioneve të para që janë krijuar që pas çlirimit të vendit”, tha Murati.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu tha se kjo ditë është e rëndësishme sepse përkon me 26-vjetorin e themelimit të Doganës dhe diplomimin e kadetëve të rinj. Ai theksoi se kjo është një mundësi për të reflektuar mbi punën dhe sfidat e institucionit ndër vite.

Llugaliu veçoi Mitrovicën e Veriut si një zonë që ka qenë sfiduese deri së fundmi, por shtoi se tani është rikthyer funksionimi i plotë i shtetit edhe atje.

Ai bëri të ditur se që nga themelimi, Dogana ka mbledhur rreth 22 miliardë euro për buxhetin e shtetit, ndërsa këtë vit pritet të tejkalohen 2 miliardë euro të hyra.

“Kjo ditë e shënuar bashkon 26 vjetorin e Doganës së Kosovës dhe diplomimin e gjeneratës së re të kadetëve dhe ky çast na ofron një mundësi për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë…Pjesa e Mitrovicës Veriore ka vijuar të mbetet sfiduese deri në vitet e fundit. Me veprimet edhe në Mitrovicën e Veriut ne kemi arritur të rikthejnë në funksionalitetin e pacënueshëm e të plotë të shtetit për të gjithë territorin…Që nga themelimi Dogana ka mbledhur rreth 22 miliardë euro. Ndërsa, këtë vit sipas synimeve aktuale pritet të kalojmë për herë të parë të hyrat prej 2 miliardë euro brenda këtij viti fiskal…Konfiskimet dhe sekuestrimet për vitin 2024 arrijnë mbi 17 milionë euro…Të dashur kadetë puna në doganë nuk është vetëm një profesion, është një mision. Ju jeni gardianë të kufirit dhe të sigurisë dhe ekonomisë së vendit”, tha Llugaliu.

Ndërkaq, në një fjalë rasti zëvendësshefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova theksoi mbështetjen e vazhdueshme që BE-ja i ka ofruar institucioneve doganore që nga viti 1999.

Ajo tha se janë krenarë që kanë ndihmuar në reformat e reja, përfshirë edhe punësimin e oficerëve të rinj doganorë.

“Kur shikova te puna e bërë nga dogana e Kosovës, unë isha e mbresëlënur. Unë kuptoj se Dogana e Kosovës mbledh gati 65.6 për qind të të ardhurave të taksave dhe më shumë se gjysmën e buxhetit total të Kosovës. Çfarë më kapi vëmendjen ishte sa gjatë Bashkimi Evropan ka përkrahur doganën e Kosovës, në fusha të ndryshme dhe formate të ndryshme. BE-ja është përkrahë jush që nga 1999. Jemi krenarë që ju kemi mbështetur në reformat e reja, duke punësuar oficerë të rinj doganorë”, u shpreh Palatova.

E përfaqësuesja e gjeneratës së re të diplomimit të oficerëve doganorë, Shkurta Hajredini tha se për të gjithë kadetët, kjo ditë nuk është vetëm përmbyllje e një trajnimi, por një fillim i ri dhe një vendim i rëndësishëm për jetën e tyre.

Hajredini tha se pas gjashtë muajsh trajnim intensiv, ata ndihen krenarë që tani janë pjesë e Doganës së Kosovës.

“Ka një moment ku secili prej nesh ndalet dhe kupton që ky sot nuk ishte vetëm një mesazh, një kurs apo një trajnim. Ky ishte një fillim, një vendim që po i japim jetës sonë një drejtim. Ky moment po fillon sot…Sot pas gjashtë muajsh intensiv jemi krenar që i përkasim Doganës së Kosovës”, tha Hajredini.

Oficerët doganorë u pajisen me certifikata për kryerjen e trajnimit për t’u bërë pjesë e Doganës së Kosovës.

Tags: Dogana e KosovesPolicia e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haziri: Nuk ndërtohet shumica parlamentare me pazare dhe korrupsion politik

Haziri: Nuk ndërtohet shumica parlamentare me pazare dhe korrupsion politik

Haziri: Vendimi i Kushtetueses konfirmoi qëndrimin e LDK-së

Haziri: Vendimi i Kushtetueses konfirmoi qëndrimin e LDK-së

Prokuroria Speciale nis hetimet për vrasjen e trefishtë në Gjilan, sekuestron prona të dyshuarve

IPK heton katër policë për përfshirje të mundshme në rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan

Tërnava dhe Rama mbikëqyrin punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Tërnava dhe Rama mbikëqyrin punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Haziri: Nuk ndërtohet shumica parlamentare me pazare dhe korrupsion politik

Haziri: Nuk ndërtohet shumica parlamentare me pazare dhe korrupsion politik

Haziri: Vendimi i Kushtetueses konfirmoi qëndrimin e LDK-së

Haziri: Vendimi i Kushtetueses konfirmoi qëndrimin e LDK-së

Emisioni “Këndi i Debatit” 12.08.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 12.08.2025

Prokuroria Speciale nis hetimet për vrasjen e trefishtë në Gjilan, sekuestron prona të dyshuarve

IPK heton katër policë për përfshirje të mundshme në rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan

Tërnava dhe Rama mbikëqyrin punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Tërnava dhe Rama mbikëqyrin punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Holanda kërkon shpjegime nga Izraeli për vrasjen e 6 gazetarëve në Gaza

Holanda kërkon shpjegime nga Izraeli për vrasjen e 6 gazetarëve në Gaza

Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn

Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X