TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Në 25 vjetorin e çlirimit krerët e shtetit premtojnë anëtarësim në NATO

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka mbajtur seancë solemne për nderë të 25 vjetorit të Çlirimit të Republikës së Kosovës. Presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti, kanë thënë se synimi i Kosovës është anëtarësimi në aleancën më të madhe ushtarake NATO. Ndërsa kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se do ta kujtojnë gjithmonë 12 qershorin si ditën e çlirimit dhe drejtësisë për popullin e Kosovës. Ndërsa presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në fjalimin e tij, ka kujtuar kontribuuesit e lirisë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

nga Venhar Isufi
12 Qershor, 2024
0
A A
Në 25 vjetorin e çlirimit krerët e shtetit premtojnë anëtarësim në NATO

Për nderë të 12 qershorit, 25 vjetorit të Çlirimit të Republikës së Kosovës, deputet të parlamentit të Kosovës dhe ambasadorë të vendeve mike, morën pjesë në seancën solemne.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani tha se çlirimi i Kosovës më 1999, nuk ishte thjeshtë fitore, por kapitullim i Serbisë së Millosheviqit.

“ Është e ardhmja që aspiruam dhe për të cilën luftuan e dhanë jetën Çlirimtarët tanë. Çlirimi i Kosovës në vitin 99 nuk nuk ishte thjeshtë një fitore ushtarake, dhe një kapitullim i Serbisë. Millosheviqiane, ishte mbi të gjitha triumf i shpirtit njerëzor, mbi tiraninë, ishte triumf i të mirës ndaj të keqës dhe triumf i drejtësisë mbi shtypjen”, tha Osmani.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se do të kujtohet kjo datë gjithmonë si fitore ndaj drejtësisë nga padrejtësia.

“ Ne kujtojmë dhe do të kujtojmë gjithmonë sepse duam që padrejtësia dhe pushtimi të mos përsëritën kurrë më. 12 qershorin do ta festojmë përherë si ngadhënjim mbi të keqën si ditë të fitores së drejtësisë mbi padrejtësinë, lirisë mbi robërinë të çlirimit mbi shtypjen dhe të humanizmit mbi fashizmin”, tha kryeparalmentari.

E kryeministri, Albin Kurti, ripërsëriti synimin të cilin e ka Kosova, anëtarësimin në aleancën Veriatlantike, NATO-n.

“ Ashtu sikur atëherë, edhe sot, Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë, ashtu sikur Rusia qëndron pas shumë veprimeve të Serbisë. Kurse shteti ynë Kosova, dhe populli i saj, bashkë me Shqipërinë, në vazhdimësi ka shkuar duke i forcuar, lidhjet dhe aleancën e saj, me ShBA-të, me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, dhe Turqinë, me Francën dhe Italinë, dhe me vendet e tjera partnere perëndimore. Bashkimi Evropian është familja jonë politike, kurse NATO synimi ynë ushtarak” , u shpreh Kurti.

Por, ajo që e pa tmerrin me sy, dhe u ballafaqua me shtetin i cili kreu krimet në Kosovë, Serbinë, nuk iu bëri ballë lotëve në këtë përvjetor jubilar të çerek shekullit.

“ Para 25 vitesh isha një vajzë e brishtë, gjysmë e gjallë me zemër të thyer, se nuk e kisha pjesën më të madhe të familjes. Por sot para jush, ndihem e privilegjuar e shumë krenare që mund t’i shërbej popullit dhe vendit tonë” , tha deputetja Saranda Bogujevci.

Në anën tjetër, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kujtoi kontributdhënësit e Lirisë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot është dita të kujtojmë të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata që i falën Kosovës së lirë dhe të pavarur jetën, ata që amanetin e luftëtarëve ua transmetuan brezave të ri, liria nuk është dhuratë ajo duhet të mbrohet” , u shpreh Begaj.

Pjesë e këtij organizimi ishte Rifat Jashari, vëllai i heroit dhe komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Tags: dita e clirmitkuvendiSeanca solemne
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Shqipëria dominuese në pjesën e parë,humb penalltinë Manaj

Shqipëria dominuese në pjesën e parë,humb penalltinë Manaj

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Vdes motoçiklisti 46-vjeçar nga një aksident në Llugagji të Lipjanit

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Sylvinho bën dy zëvendësime në minutën e 63-të në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Sylvinho bën dy zëvendësime në minutën e 63-të në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Shqipëria dominuese në pjesën e parë,humb penalltinë Manaj

Shqipëria dominuese në pjesën e parë,humb penalltinë Manaj

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Vdes motoçiklisti 46-vjeçar nga një aksident në Llugagji të Lipjanit

Java e Policisë: 54 të arrestuar në operacione kundër krimit, mashtrimeve dhe dëmtimit të ambientit

Java e Policisë: 54 të arrestuar në operacione kundër krimit, mashtrimeve dhe dëmtimit të ambientit

Kosova pret… Kuvendi s’zgjohet – bllokadë politike pa afat

Kosova pret… Kuvendi s’zgjohet – bllokadë politike pa afat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X