TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në 14-vjetorin e Pavarësisë – Qytetarët e frustruar me stagnimin ekonomik e braktisjen e vendit

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Në 14-vjetorin e Pavarësisë – Qytetarët e frustruar me stagnimin ekonomik e braktisjen e vendit

Në prag të 14-vjetorit të Pavarësisë, Ekonomia Online ka marrë opinionet e qytetarëve se sa janë përmbushur pritjet e tyre.

Ikja e të rinjve, papunësia e pensionet e vogla, janë ndër problemet që po ballafaqohen qytetarët, ndërsa së fundmi iu shtua edhe shtrenjtimi i energjisë elektrike.

E për këto 14 vite shtet, ata thonë se nuk është bërë mjaftueshëm e as sa është premtuar.

Me rritjen e çmimit të energjisë, qytetarët thonë se do ta kenë më të vështirë jetesën, teksa ankohen edhe për pensionet e vogla në Kosovë.

Naim Mehmeti, tha se për këto 14 vite, janë të errëta. Ai ka kritikuar edhe shefin e Qeverisë për ngritjen e çmimeve të energjisë dhe pensionet e vogla. Thotë se premtimi i Kurtit ishte zbritja e çmimit të energjisë e jo shtrenjtimi.

“Pa kurrfarë subvencioni, pa kurrfarë të drejte, pa kurrfarë perspektive e sigurie. Siguria ushtarake dihet, po sigurim ekonomik nuk kemi, s’kemi. Pensionuarit i kanë lënë me 100 euro, 40 vjet përvojë pune 100 euro. Rritja e energjisë elektrike nuk e ka vendin. Është gjendje serioze, gjendje drastike dramatike e popullit shqiptar në këtë kohë me hyp rryma, ai ka thënë me zbrit po me zbrit s’po e zbrit, po le të rrin ashtu”

Sa i përket migrimit të popullit e sidomos i të rinjve, Mehmeti tha se ata po largohen për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

“Popullsia është mjerim me u largu prej shtetit, prej vendlindjes, është për të vajtuar është gjendje tragjedie. M’u largu sot prej vendit, prej atdheut prej shtetit të vet me shku me u bë shtetas të huaj, me fol gjuhën e huaj. Po largohen për shkak të gjendjes ekonomike, të pagave, për shkak se punë s’ka e siguri s’ka, subencionim s’ka, vullnet s’jep qeveria për asgjë. Vetëm se fjalë boshe na tha edhe askund ato, u avulluan krejt çka i tha”, tha Mehmeti.

E për Ibush Krasniqi, festa e Pavarësisë është e shenjtë, teksa i përmend vuajtjet e shqiptarëve për këtë ditë.

“Sa të vrarë, sa të ndjekur, sa të pushkatuar, sa të burgosur, sa të masakruar pa i pa askush vetëm një Zot e di çka ka vuajt shqiptari. Ka qenë me plotë virtyte, ka kapak ngecje po ato janë shumë të vogla. Në krahasim me arritjet e sukseseve të shtetit, të popullit e të universitetit, kjo është e shkëlqyeshme”, u shpreh Krasniqi.

Ndërsa rritja e çmimeve nuk i bën shumë përshtypje Krasniqit. Thotë se një gjë e tillë po ndodh në shumë shtete të botës.

“Ai që ka e paguan, ai që s’ka duhet t’i ndihmojmë të gjithë kapak. Tash jemi në kohën moderne, çdo person dihet kush ka, kush s’ka. Nuk duhet me bë tragjike këtë, në krejt Evropën është ngritur çmimi”, u shpreh ai.

Ai tha se ata që nuk kanë të ardhura ta paguajnë është keq por që sipas tij është një pakicë e vogël.

E për ikjen e të rinjve jashtë shtetit të Kosovës, Ibush Krasniqi i fajëson qeveritë e kaluara.

“Elitën duhet me e ruajt, me marr aparatin shtetëror parasysh që e kalon fakultetin e magjistraturën krejt me 10-she. Ata duhet me i ndalë. Evropa më së shumti qata po na i merr edhe si të shkojnë atje jetojnë si zotni ata. Është mjerim për neve, shumë ka vërejtje kapak edhe udhëheqësia jo e tashmja, po prej fillimit qe 20 e disa vjet. Gjithmonë elitën përpara e kanë ndalë populli përvete e ka ruajt, ndërsa ata të dobëtit asgjë nuk është edhe me shku, punojnë atje edhe jetojnë”, tha Krasniqi.

Këto 14 vite shtet për Begishe Rushiti janë mjaft të lumtura, pasi thotë se është fituar Pavarësia. Megjithatë ajo thotë se vështirësitë si shtet duhet tejkaluar së bashku. Ndërsa për rritjen e çmimit të energjisë, thotë se me një pension prej 100 euro nuk mund ta paguaj.

“Por tash ecuria ashtu siç e kemi dëshiru nuk është ka shkon, aq sa e kemi dasht dhe e kemi ëndërru ndoshta shumë për ma mirë. Por megjithatë unë shpresoj që do të bëhet mirë, normal që çdo fillim i ka vështirësitë e veta dhe ne s’mund të themi që jemi shumë herët”.

“Nëse vërtetë ajo çka po flitet është, atëherë normal që s’mund ti ikim as ne si shtet, s’mund t’i ikim kësaj dhe duhet të ballafaqohemi edhe me të. Megjithëse për shtresën e mesme dhe shtresën pak edhe më ulët është vështirësi e madhe. Me pensione 100 euro s’mund ta paguajmë”, thotë Rushiti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

80 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Han të Elezit për shkak të diarresë dhe vjelljes

Ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Prokuroria: Thaçi u intervistua në cilësinë e të pandehurit për shpronësimet në Shipitullë

Thaçi pas intervistimit për shpronësimet në Shipitullë: Temë e përgatitur nga rivalët politikë

Thaçi pas intervistimit për shpronësimet në Shipitullë: Temë e përgatitur nga rivalët politikë

Zejnulla Gashi merr zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit: Do të jem në shërbim të të gjithë qytetarëve

Zejnulla Gashi merr zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit: Do të jem në shërbim të të gjithë qytetarëve

80 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Han të Elezit për shkak të diarresë dhe vjelljes

7 shenja që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë A

7 shenja që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë A

Ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Prokuroria: Thaçi u intervistua në cilësinë e të pandehurit për shpronësimet në Shipitullë

Diskutime të gjata – Çka folën Osmani e Abdixhiku?/Ministrja serbe: Presim largimin e KFOR-it -MESDITË

Diskutime të gjata – Çka folën Osmani e Abdixhiku?/Ministrja serbe: Presim largimin e KFOR-it -MESDITË

Normalizim i krimit në intervistë: Moderatorja serbe e përshkruan masakrën e Prekazit si “likuidim”, thekson edhe vrasjen fëmijëve

Normalizim i krimit në intervistë: Moderatorja serbe e përshkruan masakrën e Prekazit si “likuidim”, thekson edhe vrasjen fëmijëve

Thaçi pas intervistimit për shpronësimet në Shipitullë: Temë e përgatitur nga rivalët politikë

Thaçi pas intervistimit për shpronësimet në Shipitullë: Temë e përgatitur nga rivalët politikë

Nis zbatimi i amnistisë penale në Shqipëri,  541 të burgosur lënë qelitë

Nis zbatimi i amnistisë penale në Shqipëri,  541 të burgosur lënë qelitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën