Gjatë javës së ardhshme do të ketë ndryshim të motit, ku gjatë dy javë të fundit kishte temperatura pranverore.
Të martën sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës pritet të ketë edhe reshje bore.
Të hënën moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri 1°C, kurse ato maksimale: 13- 16°C.
Të martën mot i vranët dhe me reshje shiu e bore. Temperaturat minimale do të jenë 0 deri 3°C, kurse ato maksimale 9-12°C.
Moti kryeisht i vranët do të jetë edhe të mërkurën. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri 3°C, kurse ato maksimale: 10-13°C.
Mot i vranët dhe me interval me diell do të jetë të enjten me temperaturat maksimale deri në 13°C
Kurse, të premten temperaturat minimale do të zbresin në -1, kurse ato maksimale në 12°C.







