TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ndrecaj: Specialja do ta ketë fundin si UNMIK-u e EULEX-i

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ndrecaj: Specialja do ta ketë fundin si UNMIK-u e EULEX-i

Njohësi i çështjeve ligjore, Anton Ndrecaj, ka komentuar vizitën e Kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova në Prishtinë si dhe punën e Gjykatës Speciale deri më tani.

Teksa krahasoi Gjykatën Speciale me atë të Tribunalit të Hagës, Ndrecaj tha se gjykata e tanishme ka më pak transparencë dhe është më e izoluar.

“Kjo gjykatë po tenton të jetë e izoluar. Mirëpo, ne kemi edhe rastin e Tribunalit të Hagës ku janë gjykuar krimet e luftës të cilat kanë ndodhur në ish-Jugosllavi, por nuk ka qenë kaq e mbyllur edhe pse kanë qenë raste sensitive. Ata kishin një transparencë dhe informata pak më ndryshe, mënyra e procesit edhe pse ka marrë kohë, përsëri kanë pasur një trajtim më të mirë. Përderisa kjo gjykatë është mbyllur e izoluar, por në fund epilogu do të jetë pak a shumë si UNMIK-u dhe misioni i EULEX-it”, deklaroi Ndrecaj në emisionin “Ditari”.

Më tej, Ndrecaj vlerësoi që besueshmëria e qytetarëve të Kosovës ndaj kësaj gjykate, është në nivelin zero.

“Besueshmëria e qytetarëve të Kosovës ndaj kësaj gjykate, është në nivelin zero. Realisht, nëse do të dilnim në një referendum, pjesa më e madhe e popullatës do të ishte kundër kësaj gjykate. Mandati i kësaj gjykate nuk është cak lufta dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Mandati është që të hetohen të gjitha rastet e pretenduara te krimet ndaj popullatës civile. Ne jemi dëshmitarë të asaj që Prokuroria ka ngritur aktakuzat, por e gjithë dosja që është e përgatitur nga Prokuroria, 95 përqind e saj është komplet dosje e mbledhur nga Ministria e Drejtësisë së Serbisë dhe organet ndjekëse të Serbisë, e që të cilat kanë fabrikuar ngjarje e kanë fabrikuar situatat”, shtoi tutje Ndrecaj në Tëvë1.

Kujtojmë se Trendafilova sot ka mbajtur një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim. Derisa, pak më herët deklaroi që nuk ka pasur asnjëherë presion dhe ndërhyrje në punën e gjyqtarëve./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i

KQZ-ja miraton qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ-ja miraton qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

Memli Krasniqi nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Shkencëtarët zbulojnë pesë epokat e trurit

Shkencëtarët zbulojnë pesë epokat e trurit

Broja beson në cilësinë e Dritës, synon fitoren

Broja beson në cilësinë e Dritës, synon fitoren

Ramadani insiston se Drita është gati për Shkëndijën

Ramadani insiston se Drita është gati për Shkëndijën

Emisioni “Ditari” 26.11.2025

Emisioni “Ditari” 26.11.2025

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve të tjerë sipas marrëveshjes

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve të tjerë sipas marrëveshjes

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën