TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ndotja e lartë e ajrit në Obiliq, Komuna dhe KEK-u tregojnë shkaqet

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Ndotja e lartë e ajrit në Obiliq, Komuna dhe KEK-u tregojnë shkaqet

Qytetarët e komunës së Obiliqit vazhdojnë të ballafaqohen me ndotje të ambientit e ajrit, kjo për shkak nga tymi i madh që po krijohet nga djegia e plastikëve e materialeve të dëmshme për ambientin në hapësirat e brendshme dhe përreth Korporatës Energjetike të Kosovës. Kjo gjendje është krijuar edhe gjatë ditës së djeshme nga Termocentrali “Kosova A”, e cila ka vazhduar pothuajse gjithë ditën. Kështu thonë qytetarët nga kjo komunë, për çfarë kërkojnë edhe zgjidhje të këtij problemi të kamotshëm. Megjithatë, nga komuna zotohen se do të bëjnë përmirësim të gjendjes.

Të shqetësuar me këtë dukuri janë qytetarët. Qytetarja, Zelushe Kelmendi, derisa shprehet e shqetësuar për ndotjen e ambientit që po bëhet në këtë komunë, thotë se tymi i shkaktuar dje ka zgjatur pothuajse gjithë ditën.

“Erërat kanë qenë të forta, sa jo vetëm Obiliqin, por në gjitha anët ka shkaktuar problem…Ka pasur ndotje të madhe, kjo edhe për shkak erës të fortë…gati gjithë ditën ka qenë”, thotë Kelmendi.

Kështu kanë thënë edhe qytetarët tjetër prapa kamerave të KosovaPress-it.

Në anën tjetër, kryetari nga kjo komunë, Xhafer Gashi ka thënë se vazhdimisht janë duke i shprehur shqetësimet e tyre ndaj këtyre dukurive, porse shton se KEK-u duhet të ketë përmirësime në këtë drejtim.

“Zakonisht i shprehim shqetësimet ndaj këtyre dukurive të KEK-ut në vazhdimësi dhe mbesim me shpresë që KEK-u t’i përmirësojë”, thotë Gashi.

Ndërkaq, drejtoresha për Mbrojtje dhe Mjedis në Komunën e Obiliqit, Fitore Hashani ka thënë për KosovaPress se ndotja e djeshme ka ardhur si pasojë e ndezjes së zjarreve, plastikeve, e materialeve të dëmshme për ambientin.

“Kemi pas disa shqetësime edhe me disa djegie që po bëhen nga shkelësit e ambientit, kryesisht në rrethinën e KEK-ut, që këto javët e fundit na kanë shqetësuar goxha si shumë në mungesë të inspektoratit të ambientit ne po mundohemi të bëjmë zgjidhje, edhe pse jemi në koordinim me ministrinë dhe KEK-un që këto gjëra negative të eliminohen, mirëpo nuk është që ja kemi dalë qind për qind. Kemi pas ndezje të zjarreve dhe të plastikeve e materialeve të dëmshme për ambientin në hapësirat e brendshme dhe përreth KEK-ut. Ne i kemi të vazhdueshme shkresat dhe gjithçka, po mundohemi me KEK-un t’i eliminojmë apo zbusim, por për shkak të teknologjisë së vjetër të KEK-ut ende nuk kemi arritur”, thotë Hashani.

Lidhur me këtë problem, zëdhënësi KEK-u, Skender Bucolli, ka thënë se ky institucion është konstant dhe duke investuar e punuar në këtë drejtim, porse ka shtuar se janë edhe gurthyesit dhe industria tjetër që po ndikojnë në ndotje të ambientit.

“KEK-u vetëm në rastet kur ka startim të njësive, që është e natyrshme që çdo njësi prodhuese kur të fillojë, është e ftohtë, e ka rreth katër orë derisa të stabilizohet, përndryshe KEK-u është konstant…Nuk është veç KEK-u por edhe gurëthyesit dhe industria tjetër…01:48 Ndërsa procesit të fillimit nuk mund t’i ikësh asnjë njësi në botë…02:02 Janë duke ndërmarrë masat, është investuar, tash po presim kemi projektin 76 milionë euro, që të ndërrohen elektricitet në “Kosovën B”, është projekti i impianteve të ujit…KEK-u ka investuar mbi 60 milionë mjete vetanake në elektricitet të “Kosova A”, në mbulimin e kodrës prej 250 hektar që ka qenë depononi e trashëguar, e kemi gjetur ashtu, e me radhë”, ka thënë Bucolli.

KEK-u vazhdimisht ka qenë ndotësi më i madh në Obliqi dhe rrethinë, për çka ishte konstatuar se është alarmante për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

Kamberi reagon pasi Petkoviqi refuzoi të diskutohet në Bruksel për Luginën e Preshevës

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

“InfoNata” 11.09.2025

“InfoNata” 11.09.2025

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X