Nëse do të kishte një kurë magjike për flokë më të gjatë, më të fortë dhe më të dendur, do ta kishim zbuluar prej kohësh.
Por realiteti është më i thjeshtë dhe më i ndershëm: asnjë vaj nuk e përshpejton në mënyrë të mrekullueshme rritjen e flokëve dhe as nuk i bën ata menjëherë më të trashë.
Pjesa më e madhe e “fatit” të flokëve është e shkruar në gjenetikë. Kjo nuk do të thotë se vajrat janë të padobishëm.
Përkundrazi, roli i tyre është tjetër; të mbështesin shëndetin e skalpit dhe të fibrës së flokut, pra të krijojnë kushtet e duhura që flokët të rriten sa më shëndetshëm, të këputen më pak dhe të duken më të plotë.
Shumë persona me flokë të hollë ose që po hollohen kanë kaluar faza ku i kanë lënë të rriten shumë gjatë, i kanë prerë drejt ose kanë shmangur stilimin.
Por kjo nuk sjell gjithmonë rezultatin e dëshiruar. Gabimi më i madh është të kërkojmë flokë “të plotë” dhe “të rëndë”, pa marrë parasysh dendësinë natyrale të flokëve.
E vërteta është se forma e duhur është më e rëndësishme se gjatësi apo volum i shtuar me produktet e stilimit.
Flokët e hollë kanë tendencë të humbasin formën lehtësisht.
Shtresat (prerjet) e buta, fijet që përqafojnë fytyrën dhe majat e lehta krijojnë lëvizje pa hequr vëllimin.
Edhe flokët e shkurtër me shtresa të lehta janë një zgjedhje e mirë, pasi ruajnë peshën në fund, por duken më të lehta, më të freskëta dhe më të gjalla.
Vijat e drejta janë gjithashtu të sigurta për ata që nuk preferojnë shtresat, ndërsa balluket e gjata dhe të buta rreth fytyrës mund të shtojnë lëvizje dhe ndjesinë e trashësisë pa e tepruar. Flokët e hollë nuk kanë nevojë për rregullime ekstreme.
Ata kanë nevojë për zgjedhje të zgjuara në prerje, gjatësi dhe stilim.











