TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ndikimi i Halloween tek fëmijët

nga tëvë1
29 Tetor, 2022
0
A A
Ndikimi i Halloween tek fëmijët

Shkruan: Edona Salihu

Me ardhjen e muajit Tetor fillojnë edhe përgatitjet për festën e Halloweenit, kështu duke e kthyer këtë natë në një garë kostumesh në mbarë botën.

Duke qenë se po jetojmë në epokën e globalizmit dhe ndikimi i kulturave të ndryshme është i pashmangshëm, kjo ka ndikuar edhe në transformimin tonë si shoqëri.

Nëse e krahasojmë me të kaluarën mund të themi se festimi i Halloweenit në Kosovë ka ardhur në kuadër të globalizimeve, ku kemi laramani të vlerave, kulturave të cilat ndikojnë domosdoshmërisht edhe tek ne, por që ndonjëherë pavarësisht tendencave  si shoqëri nuk kemi mekanizma mbrojtës kundrejt këtyre fenomeneve.

Në ditët e sotme  po shohim se teknologjia ka zbehur interesimin për librin, kinemanë e aktivitete tjera sportive e kulturore, kështu duke iu lënë hapësirë trendeve të viteve të fundit.

Por përkundër që 31 tetori njihet si ‘Nata e Shtrigave” ata të cilët po ndikohen më së shumti nga kjo festë janë fëmijët.

Halloween sot është shëndrruar edhe në një festë komerciale që sjell fitime te kompani të ndryshme duke shfrytëzuar pikërisht kostumet e maskat për fëmijë. Mjafton të futesh në dyqane dhe të shohësh çdo cep të mbushur me maska, kostume, ngjyra e produkte të cilat tërheqin vëmendjen e fëmijëve që padyshim shpërfaqin mënyrën konsumeriste të jetës moderne. Rrjedhimisht duke u nisur nga ky fakt mund të vërejmë se fëmijët po shfrytëzohen për interesa të të rriturve, sepse fëmijët shpesh nuk janë të vetëdijshëm se çka po “festojnë”, dhe cilat mund të jenë pasojat pas kësaj.

Nëse ndalemi te pasojat mund të themi se janë të shumta.

Në aspekti psikologjik kemi të bëjmë me shëndrrimin e reales në diçka abstrakte, nga diçka e bukur në të shëmtuar. Nga kjo pastaj fëmijët krijojnë në imagjinatën e tyre një model me të cilin e personifikojnë veten e tyre duke imituar sjelljet dhe veprimet e këtij personazhi ne situate te ndyshme ne jetën reale.

Përveç kësaj janë vet kostumet që realisht e bëjnë të zymtë bukurinë fëmijërore, pamjet  e skenat nga më të frikshmet të cilat mund të shkaktojnë frikë e trauma sidomos në moshat më të hershme të fëmijëve, duke mos anashkaluar as grimet e shumta në fytyrë të cilat mund të shkaktojnë alergji në lëkurën e fëmijëve.

Duke qenë se fëmijët imitojnë  sjelljet e të rriturve atëherë mund të themi se shpesh prindërit ndikojnë  në mënyrë të pavetëdijshme te fëmijët e tyre, duke mos i menduar pasojat. Përveç prinderve duke qenë si agjend socializues, shkolla dhe mediat kanë një ndikim të jashtëzakonshëm te fëmijët.

Kohëve të fundit po shohim tendenca edhe në kopshte e shkolla që Halloween të kthehet në “festë obligative”, ku fëmijët hyjnë në garë se cili do ta ketë kostumin më të frikshëm e më të deformuar. Duke pasur parasysh se sot fëmijët janë të ekspozuar shumë para teknologjisë ,ndikimi i mediave është i drejtpërdrejtë, sepse mediat luajne nje rol te rendesishem në krijimin dhe formimin e personalitetit dhe edukimit moral të fëmijëve, kështu duke e prezantuar të mirën dhe të keqën dhe duke forcuar në këtë mënyre kapacitetin vlerësues te fëmijet.

Andaj roli dhe kujdesi prindëror te fëmijët duke pasur parasysh moshën, duhet të jetë joindiferent ndaj këtyre dukurive të cilat pastaj gradualisht po prodhojnë sjellje degraduese te fëmijët. Prinderit pra janë ata të cilët  duke tentuar që ti ngopin fëmijët e tyre me personazhe në të gjitha festat janë kthyer kështu në proces indoktrinues.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të tëvë1.info.

ShareTweet

Postime të ngjashme

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

E vërteta e betejës së Kosovës nuk ka në vete asgjë mitike

E vërteta e betejës së Kosovës nuk ka në vete asgjë mitike

LDK kërkon nga Kushtetuesja që të konstatohet shkelja e Kushtetutës nga kryesuesi i seancës

LDK kërkon nga Kushtetuesja që të konstatohet shkelja e Kushtetutës nga kryesuesi i seancës

I skadoi mandati në nëntor të 2023-tës, kryetari i KRPP-së ende ushtron funksionin me ushtrues detyre

I skadoi mandati në nëntor të 2023-tës, kryetari i KRPP-së ende ushtron funksionin me ushtrues detyre

Fluminense skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Botës për Klube

Fluminense skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 04.07.2025

Emisioni “Info Nata” 04.07.2025

Të paktën 45 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një pompë karburanti në Romë

Të paktën 45 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një pompë karburanti në Romë

GERMIN reagon ndaj Prokurorisë: Përmendja e organizatës në aktakuzë është e pabazuar

GERMIN reagon ndaj Prokurorisë: Përmendja e organizatës në aktakuzë është e pabazuar

Zjarr i madh në Golesh

Zjarr i madh në Golesh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X