TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Ndihma financiare dhe angazhimi politikë i BE-së rifillon kur Qeveria deeskalon situatën në veri”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
“Ndihma financiare dhe angazhimi politikë i BE-së rifillon kur Qeveria deeskalon situatën në veri”

Zëvendësshefi i seksionit për bashkëpunim të BE-së në Kosovë, Alessandro Biancardi ka deklaruar se sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për Kosovën, do të largohen pasi qeveria të japë përshkallëzimin në përputhje me rekomandimin e BE-së.

Ai u deklarua në konferecën e Ministrisë së Ekonomisë, me rastin e lansimit të “Thirrjes publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje” të financuar nga Bashkimi Evropian (BE).

“Stabiliteti politik është kyç për të siguruar prosperitetin e Kosovës. Situata aktuale politike na bën thirrje të gjithëve që të fokusohemi në de-përshkallëzimin e tensionit në veri. Në këtë kontekst, BE-ja ka miratuar një sërë masash për të bërë të qartë një mesazh dhe ka pezulluar dispozitën për ndihmën e re financiare për Kosovën. Kjo është thënë, dua të theksoj sërish, se ky është një hap i kthyeshëm dhe shkalla jonë e plotë e ndihmës financiare dhe angazhimit politik do të rifillojë sapo qeveria të japë përshkallëzimin në përputhje me rekomandimin e BE-së. Ne sinqerisht shpresojmë se do të jemi në gjendje t’i lëmë pas shumë shpejt të gjitha këto dhe do të kthehemi në fokusin tonë, në reformat që janë kritike për afrimin e Kosovës drejt BE-së.”, u shpreh ai.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar shpreson se të paktën në mënyrë bilaterale, Shtetet e Bashkuara të mund të punojnë me Kosovën për të gjetur një mënyrë për t’i hequr ato masa në vitin 2024.

“Nuk do të thosha masa. Do të thosha pasoja. Tani, ju them se pasojat, me të cilat ballafaqohet Kosova, është se nëse ata refuzojnë të angazhohen me Bashkimin Evropian, Bashkimi Evropian nuk do të angazhohet për ndihmë shtesë dhe masa shtesë për integrim. Shikoni, unë mendoj se këto masa janë duke pasur ndikim në Kosovë dhe në ekonominë e Kosovës. Shpresoj që të paktën në mënyrë bilaterale, Shtetet e Bashkuara të mund të punojnë me Kosovën për të gjetur një mënyrë për t’i hequr ato masa në vitin 2024. Kështu që, ne do të vazhdojmë të punojmë me Kosovën për ta afruar me Bashkimin Evropian. Por, ne do të kishim dëshirë të shihnim një vullnet politik dhe lëvizje në atë drejtim, gjithashtu….Jo, jo… Kjo është për keqardhje. Pra, dua të them, këto masa janë të pacaktuara derisa të ketë një lëvizje drejt progresit si në [Marrëveshjen e] Ohrit, ashtu edhe në një plan shtensionimi”, ka thënë sot ai./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Bashkatdhetarë të shumtë nisen për t’u mbledhur para Speciales në Hagë

​Bashkatdhetarë të shumtë nisen për t’u mbledhur para Speciales në Hagë

Gjykata Speciale jep sot aktgjykimin për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Gjykata Speciale jep sot aktgjykimin për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Parashikimi i motit

Moti sot, diell dhe vranësira të shpërndara

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën