TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Ndeshja vendimtare për kuqezinjtë, Kozniku: Shqipëria mund ta mposhtë Spanjën

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Ndeshja vendimtare për kuqezinjtë, Kozniku: Shqipëria mund ta mposhtë Spanjën

Ish-futbollisti dhe trajneri Ardian Kozniku ka vlerësuar lart paraqitjet e kombëtares shqiptare në evropianin që po mbahet në Gjermani.

Shqipëria në dy ndeshjet e para ka nxjerrë një barazim me Kroacinë dhe ka pësuar nga Italia, teksa tash e pret përballja vendimtare ndaj liderit të grupit – Spanjës.

Kozniku thotë se përvoja e fituar ka ndikuar pozitivisht te kuqezinjtë në përballjet me skuadra më të forta.

“Edhe pse është shumë, shumë vështirë me Spanjën, këtë po e them unë para se të fillojë ndeshja. Sa i përket kualitetit në letër edhe me kualitet dhe me përvojë janë në përparësi të tri ekipet para Shqipërisë, mirëpo nuk do të thotë që sikur e kanë treguar një sukses në fushë edhe kundër Kroacisë që është fuqi në futboll, mirëpo ja treguan një lojë shumë të mirë, të pjekur dhe luajtën një lojë shumë të qetë kështu që angazhimi nuk mungoi dhe në fund u stolisën me një pikë, gjithsesi duhet të jemi të kënaqur”, tha Kozniku.

Trajneri i njohur beson se të përzgjedhurit e kombëtares shqiptare do të jenë në gjendje ta befasojnë Spanjën, duke siguruar kualifikimin historik.
“Unë mendoj se ndeshja Spanjë-Shqipëri do të jetë pothuajse e njëjtë si Kroacia me Shqipërinë për shkak se e kanë gati një stil të lojës. E kanë me shumë pasime të shkurtra, lëvizje të shpejta, edhe pse Kroacia në ndeshjen ndaj Shqipëria nuk mundi ta bëjë atë, diçka aty mungoi…Kështu që sa i përket ndeshjes Spanjë-Shqipëri unë besoj që tani Shqipëria çdoherë e më tepër njëfarë ndjenjë sigurie, luajtëm me Italinë 2-1, me Kroacinë 2-2, pse jo edhe me Spanjën dhe pse jo të mos fitojmë për shkak se aty janë 90 minuta”, vijoi më tutje Kozniku, shkruan KP.

Sipas Koznikut, meritat për kombëtaren shqiptare i atribuohen trajnerit brazilian Silvinjo, por edhe angazhimit maksimal të lojtarëve kuqezinj.
“Patjetër, unë nuk kam se çfarë të them tjetër përveçse me kualifikimin me Shqipërinë, pa marrë parasysh a kanë shtyrë lojtarët, sepse faktikisht janë lojtarët ata që e kryejnë, këtu është bashkarisht, lojtarët dhe trajneri…Patjetër që duhet ta falënderojmë trajnerin që është për ta vlerësuar për anën pozitive, sepse ka kualifikuar një ekip, një shtet për kampionat evropian, do të thotë meritat janë të trajnerit dhe lojtarëve”, ka thënë Kozniku.

Shqipëria renditet e treta në grupin B me një pikë, po aq sa edhe Kroacia në të katërtin. Në rast fitoreje ndaj Spanjës, Shqipëria mund të sigurojë fazën e radhës historike, por me kusht që Italia të humbasë ose të barazojë përballë Kroacisë.

Tags: Ardian KoznikuShqiperiaSpanja
ShareTweet

Postime të ngjashme

KB Prishtinës i largohet edhe Bailey

KB Prishtinës i largohet edhe Bailey

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

KB Prishtinës i largohet edhe Bailey

KB Prishtinës i largohet edhe Bailey

Vuçiq: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

Vuçiq: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale

Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale

iPhone i palosshëm më afër se kurrë – ja kur pritet lansimi

iPhone i palosshëm më afër se kurrë – ja kur pritet lansimi

Haradinaj: Në pesë vitet e fundit janë shënuar shkelje të shumta të Kushtetutës

Haradinaj: Në pesë vitet e fundit janë shënuar shkelje të shumta të Kushtetutës

Besimtarët rikthehen në Al-Aksa pas një mbylljeje të paprecedentë 40-ditore

Besimtarët rikthehen në Al-Aksa pas një mbylljeje të paprecedentë 40-ditore

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku uron 18-vjetorin e Kushtetutës: Dokumenti që vulosi shtetësinë dhe orientimin euroatlantik të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën