TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Ndërtimtaria dhe gastronomia shkelësit më të mëdhenj të të drejtave

by Tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Ndërtimtaria dhe gastronomia shkelësit më të mëdhenj të të drejtave

Punëtorët e sektorit privat në Kosovë po vazhdojnë të përballen me shkeljen e të drejtave të tyre nga punëdhënësit. Shumë nga bizneset private kanë punëtorë pa kontrata ligjore, si dhe pa sigurim shëndetësor.

Punëtorët e sektorit privat në Kosovë po vazhdojnë të përballen me shkeljen e të drejtave të tyre nga punëdhënësit. Shumë nga bizneset private kanë punëtorë pa kontrata ligjore, si dhe pa sigurim shëndetësor.

Derisa sektorët me shkeljet më të mëdha të drejtave të punëtorëve janë sektori ndërtimtarisë dhe ai gastronomisë, punëtorët të cilët janë intervistuar kanë treguar se punojnë me orar të stërzgjatur, nuk kanë pagesë të rregullt, si dhe detyrohen të punojnë edhe vikendeve, ani pse e kanë ditë pushimi.

Ndërsa, nga Inspektorati i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Hekuran Nikçi në lidhje me këtë çështje tha se për shkak të rasteve të shumta të shkeljeve të drejtave të punëtorëve, është rritur edhe numri i inspektorëve.

KP ka intervistuar njërën nga të punësuarat në njërin nga bizneset në kryeqytet, e cila tha se i është premtuar kontrata e punës nga punëdhënësi por se tashmë gati për tre vite punë, ajo ende nuk e posedon.

“Punoj gati tre vite këtu në market, kam orarin paradite nga ora 09:00 deri në ora 17:00, dhe mbas dite nga ora 14:00 deri në ora 22:00. Në fillim jemi marrë vesh me punuar me kontratë, më kanë thënë që mbas tre muajve e marrë kontratën po ende nuk e kam”, tha një e punësuar.

Po ashtu, edhe një ish i punësuar në sektorin e ndërtimtarisë dhe gastronomisë, ka treguar se në dy punët që i kishte, ka qenë pa kontratë.

Ai tha se ka punuar në objekte të larta dhe se gjatë punës nuk ka pasur asnjë pajisje mbrojtëse për siguri.

“Unë kam qenë duke punuar ndërtimtari, kam qenë me një firmë në Prishtinë, nuk kam pasur as kontratë pune, as sigurim shëndetësor. Verës punojmë edhe ore shtesë, as ato nuk paguhen, ato i kemi vetëm rrogë bazë. Punojmë edhe dimrit, nuk kemi pajisje të punës, këpuca, as rripa të sigurisë, as jelek”, tha ish i punësuari.

Ai thotë se ka punuar edhe kamarier por se nuk ka pasur orar të rregullt pune.

“Përveç ndërtimtarisë, unë kam punuar edhe kamerier, edhe aty kam qenë pa kontratë, po nuk kam vazhduar me punuar se nuk ka pasur orar, kemi punuar edhe në festa gjithashtu”, shtoi ish i punësuar.

Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi ka treguar se vetëm gjatë vitit 2023 për shkelje të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, janë shqiptuar mbi 1000 gjoba. Sipas tij, ky numër i gjobave është shumë i lartë.

Nikçi potencoi se në rastet kur hasin në rrezikshmëri të jetës së punëtorëve, veprimi që ndërmarrin ata është mbyllja e kantierit deri në eliminimin e parregullsive.

“Inspektorati i punës gjatë vitit 2023, ka realizuar gjithsej 8114 inspektime… Targeti inspektimeve për këtë vit, 6400 inspektime dhe ne kemi realizuar 8114 inspektime, që i bie e kemi kaluar këtë target dukshëm. Gjatë vitit të kaluar, kemi trajtuar 1359 ankesa të cilat i kemi pranuar në shtatë regjionet ku ne operojmë. Për gjatë viti 2023, kemi shqiptuar 1053 gjoba ndaj subjekteve të cilat kanë shkelur të drejtat e punëtoreve nga marrëdhënia e punës, ashtu edhe nga siguria dhe shëndeti në punë. Këtë rritje të dukshme të statistikave nga vitet paraprake, ne e kemi edhe me rritjen e numrit të inspektorëve. Kemi arritur të rekrutojmë 38 inspektorë të rijnë”,tha Nikçi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

Pas më shumë se dy orë, përfundon takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin

Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje

Ish-polici, Festim Ramadani, nuk e pranon fajësinë për vrasje

Ish-polici, Festim Ramadani, nuk e pranon fajësinë për vrasje

Drita dështon të kualifikohet në Conference Leauge

Drita dështon të kualifikohet në Conference Leauge

Drita eliminohet nga Interi i Andorrës

Drita eliminohet nga Interi i Andorrës

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Dimiq: Pinoku serb nuk do të mundet të jetë në Gazimestan për të përhapur mite se si Kosova është ende tokë e shenjtë serbe

Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura

Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura

“Këndi i Debatit”- 27.08.2026

“Këndi i Debatit”- 27.08.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën