TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Ndërtimi në Lakrishtë, LVV kundër vendimit të Komerciales

by Tëvë1
8 muaj ago
4
A A
​Ndërtimi në Lakrishtë, LVV kundër vendimit të Komerciales

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Komerciale, e cila i jep të drejtë Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë për bashkë-investim me një konsorcium privat në ndërtimin e një kompleksi afaristo-banesor në lagjen “Lakrishtë” të kryeqytetit.

Sipas tyre, shkalla e parë e Gjykatës Komerciale ka vendosur në favor të ndërtimit të këtij objekti, ndërkohë që, sipas LVV-së, 17 mijë metra katrorë pronë e Komunës së Prishtinës po rrezikohen dhe, siç thanë, “po tregtohen me pazare të ndyra.”

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, në një konferencë për media të martën, tha se në arritjen e marrëveshjes mes NPB-së dhe konsorciumit privat në vitin 2020 ka pasur shumë parregullsi, në projektin me vlerë 200 milionësh.

Ai paralajmëroi se, nëse shkalla e dytë e Komerciales nuk e rrëzon këtë vendim, ata do ta kundërshtojnë në të gjitha format, madje – siç tha – edhe përmes trupave të tyre.

“Gjykata Komerciale ka vendosur që projekti i dëmshëm i Ndërmarrjes Publike Banesore, ku prona e qytetarëve të Prishtinës – 17 mijë metra katrorë pronë e komunës – me vendimin e kësaj gjykate dhe të gjyqtarit Alajdin Tërshnjaku po rrezikohet seriozisht. Sipas këtij vendimi, kompanive dhe konsorciumit, i cili në mënyrë jashtëzakonisht të dyshimtë fitoi të drejtën për ndërtim në pronë publike, iu dha e drejta me vendim të gjykatës për të rinisur projektin e dëmshëm dhe për të grabitur pronën e qytetarëve të Prishtinës. Për gjithë këtë pronë publike, në zemër të Prishtinës, në lagjen Lakrishtë, afati për aplikim për këtë projekt gjigant ishte vetëm tri ditë. Konsorciumi që fitoi u themelua vetëm një ditë para se të aplikonte. Gjithçka është e qartë në këtë pikë. Vetëm kjo çështje do të mjaftonte që dikush të ishte në burg dhe të dënohej për tjetërsim prone dhe përfitime në emër të pronës së kryeqytetit. Në sistemin e drejtësisë nuk ka drejtësi. 17 mijë metra katrorë në zemër të Prishtinës po tregtohen me pazare të ndyra. Nëse as shkalla e dytë nuk do ta ndalë këtë dëm që do t’i shkaktohet kryeqytetit, ne bashkë me qytetarët do ta kundërshtojmë me trupat tanë dhe çdo mjet këtë projekt të dëmshëm”, theksoi ai.

Ndërkaq, shefi i asamblistëve të LVV-së në kryeqytet, Gëzim Sveçla, tha se përmes ndërtimit të këtij objekti afarist përfitojnë më shumë grupe të caktuara dhe se e njëjta është e dëmshme për komunën e Prishtinës.

“Jemi fuqishëm kundër përfitimit të grupeve të caktuara në interes të publikut. Marrëveshja është e jashtëligjshme pasi kanë ndodhur veprime të jashtëligjshme. Kjo kontratë është shumë e dëmshme për të mirën publike. 36 për qind në dobi të ndërmarrjes është e paimagjinueshme për një marrëveshje të tillë ekonomike,” shton ai.

LVV në Prishtinë ngriti padi në tetor 2022 për anulimin e kontratës dhe kërkoi masa sigurie, duke akuzuar NPB-në dhe kompanitë për shkelje dhe keqpërdorime serioze në një projekt me vlerë mbi 120 milionë euro./KP

Tags: Gjykata KomercialeLVVTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

Kosova kërcënon Turqinë, shtylla aleati i tyre

Kosova kërcënon Turqinë, shtylla aleati i tyre

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik

Ismaili: Investimet e huaja direkte në Kosovë mund të kalojnë rekordin prej 1 miliard eurosh të vitit 2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 31.03.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 31.03.2026

Fluks i madh sot në kufirin Kosovë–Shqipëri për ndeshjen vendimtare të Kosovës

Fluks i madh sot në kufirin Kosovë–Shqipëri për ndeshjen vendimtare të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën