TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani

by teve1
1 vit ago
0
A A
Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani

Ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Sipas informacioneve paraprake siguruar nga RTSH, mësohet se Bogdani ka pësuar arrest kardiak.

Bogdani është gjetur pa shenja jete në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” ku është konstatuar vdekja e tij.

“Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftim.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gerti Bogdani (lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë), ka kontribuuar në Partinë Demokratike për 8 vite, ku ka mbajtur karrigen e deputetit.

Karrierën politike Bogdani e filloi në vitin 2007, ku kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fitoi. Gjate kësaj kohe vazhdoi edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidoi në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe u zgjodh deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdoi aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 Bogdani u zgjodh zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar.

Në shtator 2015 Bogdani u zgjodh Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mbajti një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Islanda dhe Holanda i bashkohen çështjes për gjenocid kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Islanda dhe Holanda i bashkohen çështjes për gjenocid kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

​Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

​Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Lideri i ri suprem i Iranit premton të mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit

Lideri i ri suprem i Iranit premton të mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit

Begaj takohet me Sinanin, flasin për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Begaj takohet me Sinanin, flasin për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Prokuroria nis hetimet për profesorin nga Prizreni

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarit për fajde dhe detyrim

Islanda dhe Holanda i bashkohen çështjes për gjenocid kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Islanda dhe Holanda i bashkohen çështjes për gjenocid kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

ORCA me aksion para rektoratit, kundërshtohet avancimi i profesoreshës në UP

ORCA me aksion para rektoratit, kundërshtohet avancimi i profesoreshës në UP

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

Abdixhiku paralajmëron projekt të ri politik, kthimi i Osmanit vlerësohet se mund ta rris partinë

​Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

​Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

MPJD thotë se qindra kosovarë ndodhen ende në Lindjen e Mesme

MPJD thotë se qindra kosovarë ndodhen ende në Lindjen e Mesme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për kryerje të 27 vjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën