TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ndërpritet greva e autobusëve, por s’ka marrëveshje

Greva e Shoqatës së Autobusëve të relacionit Podujevë-Prishtinë sot është ndërprerë. Mirëpo, ende nuk ka një marrëveshje mes tyre dhe Komunës së Prishtinës. Kërkesa e tyre kryesore është lejimi i kthimit për në Podujevë nga stacioni i “Xhamisë së Llapit”.

nga Fëllënza Krasniqi
3 orë më parë
0 0
A A

Pas 9 ditë greve, të enjten priten të ndezën autobusët për në Podujevë.

Ani pse, greva u ndërpre, Shoqata e Transportit të Autobusëve të destinacionit Podujevë-Prishtinë nuk ka arritur marrëveshje me Komunën e Prishtinës.

Reklamë

Kërkesa e tyre kryesore është lejimi i kthimit për në Llap nga stacioni te “Xhamia e Llapit” në Prishtinë, teksa thonë që grevën e ndërprenë për hir të qytetarëve.

“Që nga 18 gushti jemi në grevë, pa dashje. Ne i kemi lajmëruar që nga data 18 gusht do të nisemi nga ‘Xhamia e Llapit’, sipas rendit të udhëtimit, por janë dalë, na kanë ndaluar dhe na kanë dënuar me nga 500 euro. Që nga ajo ditë jemi në grevë. Jemi takuar me ta dy herë, por nuk kemi arritur marrëveshje, pasi në rrugën ‘Zagrebi’ nuk na kanë vendosur stacionin për kthim”, ka thënë Beqir Mustafa- kryetar i shoqatës.

Edhe pronari i njërës prej kompanive të autobusëve, Sadat Kurtolli, thotë se çështja e stacionit i ka shkaktuar dëme të mëdha.

“Kjo ka shkaktuar dëme shumë të mëdha për të gjitha kompanitë, humbje pune për qytetarët llapjanë, të cilët paguajnë bileta me kosto shumë të lartë për të udhëtuar Prishtinë–Podujevë, deri në pesë euro”, shprehet Sedat Kurtolli.

Nga kjo situatë, qytetarët thonë se kanë pësuar financiarisht.

Kastriot Osmani thotë se ka paguar deri në pesë euro biletë në taksitë ilegale.

“Po u bëhet padrejtësi këtyre autobusëve, sepse në njërën anë i detyrojnë të shkojnë në një rrugë që e quajnë ‘Prruga’, dhe aty nuk po i lejojnë dhe i dënojnë. E këta taksitë ilegal, kur bëhet mbrëmja, pesë euro po i marrin, pa marrë parasysh nëse shkon në Podujevë apo në Besi. 5 euro është bileta natën. Është vështirësuar shumë, sepse duhet të paguash nga tri deri në pesë euro për taksitë ilegalë”, thotë ky qytetar.

Nga ana tjetër, Komuna e Prishtinës thotë se kërkesa e Shoqatës së Autobusëve nuk është e realizueshme.

“Kërkesa e tyre kategorike është kthimi nga Xhamia e Llapit, por kjo kërkesë nuk plotësohet nga Komuna sepse bllokon trafikun dhe krijon mundësinë që edhe linjat ndërurbane të qyteteve të tjera të kërkojnë të futen në qendër të qytetit. Stacioni lart tek Ura në ‘Kodër të Trimave’ është pika ku mund të marrin udhëtarët, por ata nuk e konsiderojnë atë të duhur dhe adekuat. Ndërkaq, ne si Komunë kemi shqyrtuar edhe disa opsione tjera, por përgjigjja nga ekspertët e trafikut rrugor nuk ka qenë pozitive”, ka thënë zëdhënësi Donat Lushaku.

Megjithatë, Shoqata e autobusëve Podujevë-Prishtinë janë në bisedime e sipër për realizimin e kërkesave të tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lushtaku: Vetëvendosje dëshiron zgjedhje, nuk është e interesuar për konstituim të Kuvendit

Lushtaku: Vetëvendosje dëshiron zgjedhje, nuk është e interesuar për konstituim të Kuvendit

Lushtaku: S’ramë në grackën e Kurtit, e votuam Bashën pasi dhamë fjalën

Lushtaku: S’ramë në grackën e Kurtit, e votuam Bashën pasi dhamë fjalën

Kosova e Shqipëria edhe këtë vit do të mbajnë mbledhje të përbashkëta

Thaçi: Kurti e Rama s’kanë asnjë ndikim në Maqedoninë e Veriut

Thaçi: Gjendja e shqiptarëve në RMV e keqe, VLEN po legjitimon politikat nacionaliste të Mickoskit

Thaçi: Gjendja e shqiptarëve në RMV e keqe, VLEN po legjitimon politikat nacionaliste të Mickoskit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X