TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndërprerja e punimeve në “Xhorxh Bush” përplas Komunën dhe MKRS-në

Mungesa e lejes për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” bëri që Inspektorati për Trashëgimi Kulturore të ndërpres punimet e nisura dy ditë me herët. Këtë nga komuna e Prishtinës e kanë quajtur vendim arbitrar pasi sipas tyre askush nga Ministria nuk u konsultua paraprakisht për marrjen e këtij vendimi.

by Doresa Geci
2 vjet ago
1 0
A A

Vetëm dy ditë pas këto mjete të rënda u vendosën këtu, ato u detyruan të ndalin punimet.

Projektin mbi 18 milionë euro të Përparim Ramës për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” e ndërpreu Inspektorati për Trashëgimi Kulturore, i cili është në kuadër të Ministrisë së Kulturës.

E kjo sipas këtij institucioni u bë për një arsye.

“Institucionet përgjegjëse për Trashëgimi Kulturore, QRTK Prishtina dhe IKMM, kanë konfirmuar se Komuna e Prishtinës apo drejtoritë përkatëse: Drejtoria e Urbanizmit, Drejtoria e Planifikimit Strategjik apo Drejtoria për Transformim të Komunës së Prishtinës nuk kanë kërkuar leje për punë siç e thotë ligji i trashëgimisë kulturore, kur punohet në afërsi të aseteve të Trashëgimisë Kulturore dhe zonave mbrojtëse”, thuhet nga Inspektorati për Trashëgimi Kulturore.

Por nga Komuna e Prishtinës thonë se i kanë përfunduar të gjitha obligimet e tyre.

“Ne po konsiderojmë që një veprim i tillë nuk ka qenë mirë i menduar dhe mund të themi gati si arbitrar si vendim i Inspektoratit, as nuk ka pasur konsultime paraprake e as ndonjë takim të mirëfilltë për të vazhduar  me detaje tjera nëse do të ishte e nevojshme. Ne nuk kemi shkelur asnjë rregullore e asnjë ligj pasi nuk kemi shkelur kuadrin as të dukshmërisë e as nuk kemi prekur direkt objektet që janë në mbrojtje”, ka thwnw Donat Lushaku- zëdhënës i komunës së Prishitnës.

Një zgjidhje për këtë çështje ka drejtori i organizatës “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, Sali Shoshi.

“Një praktikë që në masë të madhe  praktikohet nga UNESCO, ICOMOS, Banka Botërore, është që të bëhet vlerësimi i ndikimit në trashëgimi. Pra është një raport i cili analizon ndërhyrjen, projektin, zhvillimet në raport me trashëgimin, me vlerat që janë për rreth si afektohen ato dhe si menaxhohet ndikimi i mundshëm negativ”, u shpreh Shoshi.

Sipas tij, ky raport mund t’u dërgohet edhe autoriteteve për trashëgimi kulturore si dhe të bëhet publik për qytetarët.

E këta të fundit po e shohin si të nevojshëm shtimin edhe të një sheshi në Prishtinë.

Kritika për projektin ka pasur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, të cilët deklaruan se ky projekt ka probleme ligjore dhe kosto shumë të lartë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një person në Prizren, Policia nis hetimet

Vdes një person në Prizren, Policia nis hetimet

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore

Italia i del në ndihmë shëndetësisë në Kosovë, marrëveshje e re për trajtimin e fëmijëve

Italia i del në ndihmë shëndetësisë në Kosovë, marrëveshje e re për trajtimin e fëmijëve

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën