Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se mungesa e ujit të pijes për rajonin e Mitrovicës është pasojë e dëmtimit të kanalit të Ibër-Lepencit, nga shpërthimi i cili ka ndodhur mbrëmë.
Sipas kompanisë Impiantet për Trajtimin e Ujit janë jashtë funksionit.
Në njoftim bëhet e ditur se kompania ka filluar me shpërndarjen e ujit të pijes përmes cisternave të cilat janë vendosur në këto lokacione:
-
- Një cistern e ardhur nga Malisheva do të vendoset tek “Salla e Sporteve” në Skenderaj,
- Një cistern nga KRU “Hidroregjioni Jugor” nga Prizreni do të vendoset në Spitalin e Mitrovicës në Bair,
- Një cistern nga KEK –u do të furnizoj qytetarët e veriut të Mitrovicës./teve1.info/