TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nderohet jeta dhe vepra e akademikes Edi Shukriu

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Nderohet jeta dhe vepra e akademikes Edi Shukriu

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja tha se me ikjen e Edi Shukriut edhe vendi do të jetë më i varfër.

Kraja: Do të jemi më të varfër, jo vetëm për një arkeologe të shkëlqyer, por edhe për një miqësi të sinqertë.

“Nga sot do të jemi më të varfër, jo vetëm për një arkeologe të shkëlqyer, historiane, profesoreshë, shkrimtare, poete e dramaturge por do të jemi më të varfër edhe për një miqësi të sinqertë, për një personalitet të veçantë që kishte mbresinë e observimit intelektual e cila ishte mënyra e saj e të menduarit dhe gjykuarit. Edi do ju mungojë të gjithëve, edhe atyre që e donin më shumë dhe atyre që e donin më pak”, tha Kraja.

Sekretarja e Seksionit të Shkencave Shoqërore, Gjyljeta Mushkolaj, në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, derisa kujtoi figurën e saj, ajo e vlerësoi si një person me vlera të mëdha që kishte për vendin.

Valtida Shukriu, mbesa e Edi Shukriut kujtoi disa nga fjalët dhe poezitë e arkeologes, Shukriu, derisa tha se asnjëherë nuk është ndalur duke qenë këmbëngulëse për emancipim e barazi mes popujve e gjinive.

Shukriu: Edhe për ishte një intelektuale, këtu për çështjen e popullit tonë, aty për çështjen e gruas.

“Si për të gjithë shoqërinë, dhe për ne Edi Shukriu ishte një intelektuale e veprimtare. Këtu për çështjen e popullit tonë, aty për çështjen e gruas. Ne veç patëm rastin të përjetonim për së afërmi zjarrin e saj, përpjekjet e saj këmbëngulëse e kokëforte për emancipim e barazi mes popujve e gjinive, përtej popujve e përtej gjinive. Sot nuk ka diçka më adekuate sesa fjala e saj për te kujtuar detyrën që ka shoqëria dhe mbi të gjitha intelektualja karshi çështjeve publike, etike e politike, brenda dhe jashtë Universitetit”, tha Shukriu.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat katolike të qytetit të Prizrenit.

Kujtojmë që, Edi Shukriu gjatë viteve ‘90 është angazhuar në lëvizjen për liri, krijimin e shtetit të Kosovës dhe zhvillimin e proceseve demokratike dhe njëkohësisht edhe për pjesëmarrjen e gruas në nivelet e vendimmarrjes, në jetën publike dhe për jetësimin e barazisë gjinore. Ajo ka vepruar në Ministrinë e Punëve të Jashtme (1991-1998) dhe ka qenë deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës (1992-1998), ka qenë bashkëdrejtuese e Departamentit të Kulturës-UNMIK (2000-2001) dhe deputete e Kuvendit të Kosovës (2002-2004).

Ajo ka bashkëthemeluar Forumin e Gruas të LDK-së (1990) dhe ka qenë kryetare e tij (1995-2000), më pas ka bashkëthemeluar partinë Alternativa Demokratike e Kosovës (2004-2013). Ajo ka qenë kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (2009-2012), anëtare dhe më pas Nënkryetare e PEN Qendrës së Kosovës. Ajo ka bërë vizita studimore dhe ligjëroi në shumë universitete te në Itali, Amerikë, Austri, Francë, Britani, Belgjikë, Shqipëri, Turqi, Kroaci, Poloni, Spanjë etj./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

OVL-UÇK vlerëson fjalimet e katërshes së UÇK-së, Sopi: Ishte një përballje dinjitoze

Ndalohet një person për ndihmë në dhënie të ryshfetit

Haxhiu kërkon efikasitet dhe koordinim të komisioneve parlamentare

Haxhiu kërkon efikasitet dhe koordinim të komisioneve parlamentare

Rama pret në takim nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Nikolla Camaj

Me mungesa, por të motivuar te Drita për përballjen ndaj Celjes

Në rastin “Banjska”, dëshmon Tanevski – Ishte në uniformë, kishte municione dhe bombë

Në rastin “Banjska”, dëshmon Tanevski – Ishte në uniformë, kishte municione dhe bombë

Muaji i Ramazanit – Naim Tërnava uron besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë

Muaji i Ramazanit – Naim Tërnava uron besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën