Prokuroria Themelore e Gjakovës ka njoftuar se sot ka intervistuar edhe një kryesues të komisionit lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Malishevë.
Ai me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Prokuroria ka njoftuar se në aksionin e zhvilluar më 28 janar nuk kishte arritur të sigurojë prezencën e këtij kryesuesi të komisionit.
“Meqenëse në datën e lartë cekur nuk ishte siguruar prezenca e një (1) kryesuesi të komisionit, sot më datë 2 shkurt 2026 është siguruar prezenca e tij për intervistim. Pas veprimeve procedurale, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për ndalimin e tij prej 48 orësh. Ndaj të njëjtit, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet nga Prokuroria.
Nga një muaj paraburgim për 15 të dyshuarit për manipulimin e votave në Malishevë









