Një person është ndaluar të shtunën në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” pasi ka qenë i kërkuar nga policia.
Sipas raportit të policisë, pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari / 06.04.2024 – 07:20. Lidhur me rastin me datën 13.04.2024 në ardhje është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka qenë në kërkim policor lidhur me veprën e cekur. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./teve1.info/