Policia e Kosovës ka njoftuar se më urdhër të prokurorit u është caktuar 48 orë ndalim dy të dyshuarve për tentim vrasje në rrugën “Gani Saramati” në Prizren.
Sipas Policisë për rastin që kishte ndodhur një më 30.03, ku të dyshuarit kishin gjuajtur me armë zjarri në drejtim të veturës së një personi tjetër A.K, pas shumë hetimeve kanë ranë në kontakt me të dyshuarit të cilët gjatë ditës së diel janë dorëzuar në polici.
“Gjithashtu me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisë shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjet asgjë e dyshimtë apo e ndaluar me ligj. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë vazhduar me hetimin e rastit dhe pasi që kanë ra në kontakt me të dyshuarit, ata sot me datë 31.03.2024 rreth orës 13:00 janë dorëzuar në polici, gjithashtu edhe arma-pistoleta e përdorur është gjet dhe sekuestruar. Pas intervistimit në prezencën e avokatëve mbrojtës të dy të dyshuare, me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor për 48 orë”, ka thënë Shaqir Bytyqi.