TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ndalimi i punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, MKRS akuzon Ramën për dezinformim

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Ndalimi i punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, MKRS akuzon Ramën për dezinformim

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Perparim Rama për dezinformim lidhur me ndalimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”.

Sipas MKRS-së Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë dje (28 prill) ka raportuar se punimet nga Komuna janë realizuar jashtë kufirit të zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës, prandaj edhe nuk ka pasur masë të ndalimit të punimeve nga Inspektorët e trashëgimisë kulturore.

“Këtë konfirmim se nuk po punohet brenda kufirit me regjim ligjor të mbrojtjes, institucionet publike dhe opinioni, e kanë marrë para kamerave nga nënkryetari i Komunës së bashku me zotimin se edhe në të ardhmen nuk të punohet brenda kufijve ku Komunës ende nuk i është dhënë leje si rezultat i refuzimit të tyre për të zbatuar rekomandimet dhe jo i ndonjë shkaku tjetër”, thuhet në reagim.

Tutje thuhet se sot (29 prill) QRTK së bashkë me ITK -në, për të satën herë, kanë konstatuar se zotimi i djeshëm i Komunës për mosndërhyrje pa leje, ka zgjatur më pak se 24 orë sepse Komuna, megjithatë ka tejkaluar kufijtë e autorizimit ligjor për të vepruar në zonë ku kërkohet leja që ata nuk e kanë ende, prandaj sipas njoftimit sot e jo dje, ka pasur ndalim të punimeve.

“Kryetari i Komunës duhet të kuptojë se nuk bëhet fjalë thjeshtë dhe vetëm për dy anë të asfaltit por për dy anë ku në njërën, të kap ligji dhe aty, ne si ligj zbatues, po veprojmë. Pra ligji është në pyetje dhe jo asfalti”, theksohet në reagim.

MKRS-ja ka ftuar organet e drejtësisë të veprojnë urgjentisht për të sjellë para përgjegjësisë këdo që ndodhet në shkelje të ligjit, pavarësisht cilit institucion i takon dhe siç thuhet ‘të ndalojë ky spektakël i dëmshëm për vlerat e ligjshmërisë të cilin qytetarët dhe sidomos kryeqytetasit, nuk e meritojnë’.

“Institucionet e trashëgimisë kulturore, do të kryejnë detyrën e tyre zyrtare. Një nga ato, është ndalimi i punimeve pa leje, i miratuar nga institucioni kompetent sipas ligjit, pavarësisht a është në anën tjetër, biznesi, OJQ-ja, personi fizik, bashkësia fetare apo edhe institucioni publik sepse para ligjit, të gjithë kanë të drejta dhe detyra të barabarta. Pajisuni me leje dhe punoni, mbase edhe ju ndihmojmë me, e për çdo gjë. Pa leje, mos filloni. Përsëri ne do të veprojmë”, thuhet në fund të reagimit.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës të hënën (28prill) ka rinisur punimet në këtë shesh pas ndërprerjes dy herë nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.

Ndërkaq, Policia e Kosovës duke asistuar Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore, të martën (29prill) për të tretën herë ka ndalur punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.

Pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i Prishtinës, Perparim Rama i cili nëpërmjet një video në Facebook ndër të tjera ka thënë se punimet janë ndalur për shkak se sipas Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore gjysma e rrugës është trashëgimi kulturore, ndërsa gjysma tjetër jo./teve1.info/

Rama reagon pas ndaljes për herë të tretë të punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Matrix” shënon emisionin e 100-të: Analiza për zhvillimet aktuale dhe ato që priten

“Matrix” shënon emisionin e 100-të: Analiza për zhvillimet aktuale dhe ato që priten

Haxhiu kritikon Kurtin për marrëveshjet me BE-në, thotë se do duhej hetim parlamentar për dialogun me Serbinë

Haxhiu kritikon Kurtin për marrëveshjet me BE-në, thotë se do duhej hetim parlamentar për dialogun me Serbinë

I dyshuari për vrasjen në Gjakovë vetëdorëzohet në polici

“Shtiu disa herë mbi trup”- Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Gjakovë

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Arrestohet një person në Kosovë për shpëlarje parash, dyshohet për mashtrime në Gjermani dhe Kosovë

Takimi i fundit Orav-Sveçla, BE rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Takimi i fundit Orav-Sveçla, BE rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Nesër varroset 37-vjeçari që u vra dje në Gjakovë

Nesër varroset 37-vjeçari që u vra dje në Gjakovë

Kurti e emëron Igor Mitiq zëvendësministër të Bujqësisë

Kurti e emëron Igor Mitiq zëvendësministër të Bujqësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën