Mesfushori shqiptar Nazmi Gripshi i është bashkuar klubit të elitës së futbollit rus Rubin Kazan.
Lajmin e ka konfirmuar klubi rus në faqen zyrtare. Gripshi ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029, ndërsa do ta mbajë fanellën me numër 11.
Gripshi te Rubini është transferuar nga Astana e Kazakistanit. Ai ka luajtur për Ballkanin nga viti 2020 deri në vitin 2024.
Te Rubin Kazani, Gripshi (28) i bashkohet Mirlind Dakut, Veldin Hoxhës e Dardan Shabanhaxhajt.











