TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

NATO vazhdon “të mbështesë plotësisht” dialogun Kosovë-Serbi

by tëvë1
2 orë ago
1
A A
NATO vazhdon “të mbështesë plotësisht” dialogun Kosovë-Serbi

NATO ka riafirmuar mbështetjen e saj të plotë për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian (BE) për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar rëndësinë e një zgjidhjeje politike për stabilitetin afatgjatë në rajon.

Siç njofton NATO, këtë e tha zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, në një takim me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Peter Sorensen, në selinë e NATO-s në Bruksel.

Ajo përmendi përkushtimin e fortë të NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar rajonin si strategjik për aleancën dhe theksoi bashkëpunimin me BE-në në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe më gjerë.

Përmes misionit të saj paqeruajtës KFOR, tha Shekerinska, NATO “vazhdon të bëjë atë që është e mundur në aspektin ushtarak në terren për të garantuar paqen, në të mirë të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”.

“Por zgjidhja përfundimtare për stabilitet të qëndrueshëm rajonal është politike. Në këtë drejtim, NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe përpjekjet e përfaqësuesit të posaçëm Sorensen”, tha ajo.

Shekerinska gjithashtu theksoi nivelin e lartë të bashkëpunimit midis NATO-s dhe BE-së, duke shtuar se koordinimi i vazhdueshëm është thelbësor për përparimin e dialogut. Ajo tha se aleatët kanë rënë dakord të rrisin mbështetjen për përpjekjet e BE-së në këtë proces.

Ambasadori Sorensen po ashtu mori pjesë në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut, ku ishin të pranishëm edhe partnerët e NATO-s që kontribuojnë me personel në misionin KFOR.

KFOR vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), në përputhje me rolet e tyre si reagues të sigurisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rizvanolli pret ambasadorin e BE-së në përfundim të mandatit, vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm

Rizvanolli pret ambasadorin e BE-së në përfundim të mandatit, vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm

Rritet fluksi i mërgimtarëve – pritje deri në 30 minuta në pikat kufitare të Kosovës

Arrestohet shtetasi i Kosovës, u zu në kufi me lëndë narkotike

Konjufca dënon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit, fton organet e drejtësisë të ndjekin rastin

Heqja e masave ndaj Kosovës, Konjufca: Presim progres në rrugën drejt BE-së

Krasniqi: Janë kryer inspektime për çmimet e naftës, disa raste pritet të shkojnë në gjykatë

Krasniqi: Janë kryer inspektime për çmimet e naftës, disa raste pritet të shkojnë në gjykatë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën