TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

NATO: Situata në veri e qetë, por e brishtë pas mbylljes së strukturave paralele serbe

by teve1
4 muaj ago
7
A A
NATO: Situata në veri e qetë, por e brishtë pas mbylljes së strukturave paralele serbe

Situata në katër komunat veriore të Kosovës vazhdon të jetë e qetë, por mbetet e brishtë pas mbylljes së strukturave paralele serbe.

Kështu është thënë nga NATO gjatë një takimi të mbyllur me gazetarë, ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Tëvë1, Venhar Isufi.

NATO tha se zhvillimet e fundit në veri, përfshirë sulmin në Banjskë dhe incidentin në kanalin Iber–Lepenc, vazhdojnë të jenë faktorë të ndjeshëm për situatën e sigurisë.

“Situata në Kosovë, gjegjësisht në katër komunat veriore, vazhdon të mbetet e qetë, por e brishtë pas mbylljes së strukturave paralele serbe, ndërrimit të tabelave dhe bllokimeve të rrugëve që kanë ndodhur atje”, thuhet në përgjigje.

Të pyetur për provokimet nga Serbia përmes dronëve në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, NATO konfirmoi se KFOR-i është i informuar dhe po ndjek zhvillimet nga afër.

“Ne jemi duke monitoruar situatën, meqë kemi parë disa raportime për dronë në hapësirat ajrore mbi pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, dhe jemi në kontakt me institucionet e Kosovës”, thuhet nga NATO.

Lidhur me sabotimin e kanalit Iber–Lepenc, NATO tha se ende nuk ka informacione shtesë, duke theksuar se çështja është në kompetencë të Policisë së Kosovës, me të cilën KFOR-i mbetet në koordinim të vazhdueshëm.

Sipas NATO-s aktualisht ka mbi 5 mijë trupa të KFOR-it në Kosovë, me mandat për të garantuar paqen dhe sigurinë në terren.

“Sot KFOR-i ka rreth 5000 trupa në Kosovë, nga 29 aleatë dhe partnerë. Komandanti i KFOR-it është sërish nga Turqia, Ozkan Ulutas. i cili rimori pozitën në tetor pas një përvoje shumë të mirë në mandatin e parë atje. KFOR-i është përgjegjësi i tretë pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Pra KFOR-i ka bashkëpunim me të dy organizatat, dhe disa javë më parë bënë bashkë stërvitjen Shpata 2025 (?!). Një nga asetet më të mëdha të KFOR-it është neutralitetit ndaj të gjitha palëve dhe komuniteteve. Një dëshmi e mirë e këtij neutraliteti është dialogu me të gjithë hisedarët, përfshirë gjeneralin e mbrojtjes së serbisë Milan Mojsiloviq, në takimin në Beograd, por edhe me Forcat e Sigurisë së Kosovës. Bashkëpunimi është i rëndësishëm që të sigurohet se nuk ka keqkuptime, dhe të mos shkaktohen trazira të panevojshme nga keqkuptimet eventuale”, është thënë tutje.

NATO përsëriti kërkesën drejtuar Serbisë që autorët e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të dalin para drejtësisë, ashtu si edhe përgjegjësit për sulmet ndaj trupave të KFOR-it në maj të vitit 2023, ku u plagosën disa ushtarë ndërkombëtarë.

Në fund, aleanca i bëri thirrje të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, që të vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, nën drejtimin e të dërguarit të BE-së, Peter Sorensen./teve1.info/

Tags: Mitrovice e VeriutNATOTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

ATK-ja  taksistëve: Të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI

Grabitet një taksist në Prishtinë

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

Dhjetë persona intervistohen në Pejë për falsifikim të rezultateve të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i mituri në Prishtinë, dyshohet se theri me thikë një person

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Një shtetas i huaj ndërron jetë në QKUK, trupi dërgohet për obduksion në IML

ATK-ja  taksistëve: Të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI

Grabitet një taksist në Prishtinë

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

Dhjetë persona intervistohen në Pejë për falsifikim të rezultateve të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i mituri në Prishtinë, dyshohet se theri me thikë një person

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Një shtetas i huaj ndërron jetë në QKUK, trupi dërgohet për obduksion në IML

PDK mban konferencë për media

PDK mban konferencë për media

​27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

​27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

​27 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

​27 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën