TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

NATO: Situata e sigurisë në Kosovë nuk është stabilizuar

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Policia po vazhdon operacionin në Banjskë, veturat po kontrollohen në detaje

NATO-ja dhe forca e saj paqeruajtëse në Kosovë, e njohur me shkurtesën KFOR, janë “shumë të shqetësuar për situatën e sigurisë dhe mundësitë e përkeqësimit të saj” dhe nxisin palët të angazhohen në dialog për gjetjen e një zgjidhjeje politike, tha të enjten një zyrtar i aleancës në Uashington, ku krerët e aleancës po takohen për të shënuar 75 vjetorin e saj.

“Në NATO, ne jemi të mendimit që zgjidhja dhe stabilizimi në të ardhmen i situatës së sigurisë do të varet plotësisht nga zgjidhjet politike. E kemi theksuar vazhdimisht nevojën për dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe angazhim konstruktiv diplomatik. Po ashtu kemi theksuar nevojën për shmangien e veprimeve të njëanshme që mund të provokojnë incidente sigurie,” u tha gazetarëve një zyrtar i NATO-s, i cili foli për situatën e sigurisë në Kosovë, ku NATO ka misionin më të madh dhe më të gjatë paqeruajtës në botë, me kusht që të mos identifikohet me emër, shkruan Zëri i Amerikës.

Sipas zyrtarit të NATO-s, “është për të ardhur keq që angazhimi në dialog nuk ka prodhuar marrëveshje apo çuar drejt thellimit të dialogut dhe kjo nënkupton që tensionet në terren vazhdojnë të kenë pasoja për sigurinë.”

“Ne vazhdojmë … t’i nxisim të dyja palët që të angazhohen në mënyrë sa më konstruktive dhe më të dobishme, sepse e vetmja zgjidhje e vërtetë e situatës është zgjidhja politike,” shtoi ai.

Sipas zyrtarit, paqeruajtësit e NATO-s në Kosovë kanë shtuar kapacitetet e tyre, duke rritur numrin e ushtarëve nga 3700 në 4600 paqeruajtës, që përbën shtimin më të madh të forcave të NATO-s në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në kuadër të masave të tjera konkrete, sipas zyrtarit, trupat e NATO-s po ashtu kanë katërfishuar praninë e tyre në pjesën veriore të Kosovës dhe kanë trefishuar patrullimet përgjatë vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këto masa të shtuara të sigurië janë bërë si pasojë e përshkallëzimit të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, sidomos pas protestave të dhunshme që lanë mbi 90 ushtarë të KFOR-it të plagosur më 29 maj në një përleshje me grupe protestuesish serbë që kundërshtonin zbatimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale të bojkotuara nga partitë politike serbe. Dhuna shpërtheu pasi autoritetet e Kosovës shoqëruan me forca policore kryetarët e komunave në zyrat e tyre, me gjithë thirrjet perëndimore për ta shmangur një veprim të tillë.

Situata në Kosovë u përshkallëzua edhe më tej më 24 shtator, kur një pjesëtar i policisë mbeti i vrarë dhe të paktën dy të tjerë u plagosën, gjatë përleshjeve me një grup të armatosur serbësh në veriun e banuar me shumicë serbe, në fshatin Banjskë. Tre pjesëtarë të grupit të armatosur serb u vranë gjatë përleshjeve që zgjatën pothuajse tërë ditën, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë në rajonin e brishtë.

Një sasi e madhe armatimi u konfiskua gjatë këtij incidenti, për të cilin Kosova fajësoi Serbinë, akuza të cilat Beogradi i hodhi poshtë, duke thënë se grupi përbëhej nga qytetarë serbë të Kosovës të revoltuar me qasjen e Prishtinës.

Këto incidente u pasuan me shqetësimin e ngritur nga Shtetet e Bashkuara për një grumbullim të shtuar ushtarak serb në kufi me Kosovën dhe kërkesën Serbisë që urgjenisht të largonte forcat nga kufiri.

Mbi këto incidente të sigurisë, zyrtari tha se NATO-ja vazhdon t’i nxisë “të dyja palët që t’i trajtojnë këto situata me seriozitet maksimal, sidomos për sa i përket përgjegjësisë.”

“Është shumë e rëndësishme për NATO, jo vetëm pse ushtarët tanë u plagosën më 29 maj, por sepse pranimi i përgjegjësisë është pjesë e ecjes përpara në këtë proces politik. Të gjitha palët duhet ta ndjejnë se kanë përgjegjësi dhe po ashtu të ndihen që zëri i tyre po dëgjohet, në mënyrë që të jemi në gjendje të ecim drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme,” deklaroi zyrtari.

Tags: NATOsituata e sigurise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin dhe reformat

Zhvillime brenda PDK-së – Pritet dorëheqja e Bedri Hamzes nga posti i kryetarit

Sa qytetarë e ndërruan operatorin telefonik, pa e ndërruar numrin? – tregon ARKEP

Sa qytetarë e ndërruan operatorin telefonik, pa e ndërruar numrin? – tregon ARKEP

Presidentja Justina Shiroka Pula takon stafin civil të Zyrës së Presidentes

Presidentja Justina Shiroka Pula takon stafin civil të Zyrës së Presidentes

Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtinë

Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një person

Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin dhe reformat

Zhvillime brenda PDK-së – Pritet dorëheqja e Bedri Hamzes nga posti i kryetarit

Sa qytetarë e ndërruan operatorin telefonik, pa e ndërruar numrin? – tregon ARKEP

Sa qytetarë e ndërruan operatorin telefonik, pa e ndërruar numrin? – tregon ARKEP

“Matrix”- 19.10.2026

“Matrix”- 19.10.2026

Presidentja Justina Shiroka Pula takon stafin civil të Zyrës së Presidentes

Presidentja Justina Shiroka Pula takon stafin civil të Zyrës së Presidentes

Dukagjini barazon me Drenicën

Dukagjini barazon me Drenicën

Shtohet prania e policisë në qendër të Tiranës, shoqërohen disa protestues

Shtohet prania e policisë në qendër të Tiranës, shoqërohen disa protestues

Cristiano Ronaldo gjobitet nga Porrugalia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën