Autore: Jona Kelmendi
Një telefonat e ktheu nga puna në shtëpi.
Mesditën e së hënës, Nezir Tashevci, u lajmërua se shtëpia ku jetonte, u përfshi nga zjarri.
E gjithë ngjarja ndodhi në këtë objekt, pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Tashevci shton se për fat të mirë, asnjë nga banorët nuk ndodhej në shtëpi.
“Ne 8:20 kom dal si çdo herë në vend të punës, pastaj thirren kojshia than qe ka flakë në shpi. Kur erdha vetëm qenin e nxjerra prej oborrit as s’kom mujt me hi mrena as kurgjo prej tymit e flakëve. Pastaj i kishin lajmërua zjarrëfiksat. Për momentin jemi kon 5 anëtar por për fat ata jon kon jashtë shtetit e nuk kanë qellu mrena kerkush”, thotë Nezir Tashevci – kryefamiljar
Në këtë objekti, familja Tashevci banonte nga vitet e 80-ta.
Për këtë, kryefamiljari thotë se kanë mbetur pa zgjidhje në netët e ftohta të dimrit.
“Për vendbanim sot jam vetëm, s’kom ku largona qetu duhet me nejt e kom makinen rri në kerr tek e fundit s’kem çka. Tana senet në shpi janë të vlefshme krejt çka ka pas, çka i duhet shtëpisë jon kon mrena krejt me dokumenta e me krejt”, thotë ai.
Në vendngjarje, të hënën u panë edhe zyrtarët komunal.
Ndërsa në rrezik ishin edhe objektet përreth.
“Sapo e kemi marrë lajmin kemi ardh në vendin e ngjarjes zjarri ka qenë duke u zhvillu në pikën maksimale dhe për një periudh të shkurt e kemi shti zjarrin nën kontroll, tash është veç në përfundim e sipër. Është fat i mirë se ka objekte përreth që janë ngjit që ka qenë i përfshimë në zjarr, mirëpo angazhimi i jonë e ka bërë që mos mu përhap zjarri”, tha Rrustem Uka – zjarrfikës.
Për momentin, nuk dihet se çka e shkaktoi zjarrin që la pa strehë familjen Nashevci.
Por hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave që shkaktuan zjarrin i ka nisur Policia e Kosovës, të cilët edhe e kanë konfirmuar rastin.






