Për muaj të tërë, Napoli e kishte konsideruar seriozisht nënshkrimin me Neymarin.
Braziliani shihej si një mundësi e mirë për napolitanët derisa sipas “La Gazzetta dello Sport”, ideja lindi në janar dhe mbeti në mendjet e klubit deri në maj, kur më në fund u hodh poshtë gjatë takimit të parë të vërtetë për të ardhmen.
Natën kur braziliani u konsiderua si një mundësi, Kevin De Bryune nuk ishte ende një tundim, kështu që është e natyrshme që, sapo u sigurua belgu, opsioni për 33-vjeçarin u zhduk plotësisht.