Pas Milanit, edhe një ekip tjetër nga Serie A e Italisë është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Federico Chiesa.
Napoli, është ekipi që po shihet favorit për transferimin e Chiesas këtë verë, pasi trajneri Antonio Conte po insiston ta ketë në ekip.
Chiesa pritet të largohet nga Liverpooli pas një sezoni për t’u rikthyer në Itali dhe gjasat janë të mëdha që ai të transferohet te kampioni në fuqi i Italisë.
Te Napoli po e shohin Chiesan si përforcim të duhur për sulmin, duke pasur parasysh se e njeh mirë kampionatin Italian pasi në të shkuarën ka luajtur për Juventusin e Fiorentinan.