Kampioni i Italisë, Napoli do ta transferojë vetëm edhe një sulmues krahut këtë verë për ta kompletuar repartin ofensiv për sezonin 2025/26.
Bëhet e ditur se në agjendën e Napolit janë dy futbollistë, italiani Federico Chiesa dhe anglezi Jack Grealish.
Si Chiesa ashtu edhe Grealish pritet të ndërrojnë skuadër në këtë afat kalimtar, pasi klubet e tyre tashmë i kanë nxjerrë në shitje.
Chiesa ka kontratë me Liverpoolin, ndërsa Grealish është pjesë e Manchester Cityt.
Mbetet të shihet se për cilin futbollist do të vendos trajneri i Napolit, Antonio Conte përpara se drejtuesit e klubit të nisin negociatat.