Besimtarë të shumtë sot falën Namazin e Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Aty u mbajt edhe manifestimi qendror ku myftiu Naim Tërnava bëri thirrje për unitet dhe solidarizim.
I madh e i vogël ia mësyen Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Thirrjes së ezanit për namazin e sabahut iu përgjigjën besimtarë të shumtë.
Me faljen e këtij vakti, nisi edhe manifestimi qendror për Festën e FitërBajramit.
E numri i atyre që po vinin po shtohej.
Andaj shumë prej tyre mbetën jashtë, por përgatitjet i kishin me vete.
Të pranishmëve iu mbajti një ligjeratë kryeimami i Këshillit të Bashkësisë islame të Ferizajt, Ibrahim Beqiri.
Pas ligjëratës u këndua edhe Kur’An.
E me të shënuar ora 06:18 nisi falja e Namazit të Fitër Bajramit.
Xhematlinjëve po iu prinë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.
Ai pati edhe një mesazh për partitë politike.
“Prandaj, është e papranueshme që sot, në kohë paqeje dhe në kushtet e një sistemi demokratik, njerëzit të vuajnë për shkak të mungesës së vullnetit politik për kompromis… Në momente të tilla kërkohet maturi, vetëdije dhe tolerance. Kërkohet që përmes dialogut dhe mbi të gjitha sakrificës për të vendosur interesin e vendit dhe të kombit mbi çdo interes tjetër”, tha Tërnava.
Pas përfundimit të lutjeve, nisën edhe urimet mes besimtarëve.
Disa prej tyre patën urime por edhe kërkesë për unitet mes popullit.
Kjo festë vjen pas Muajit të Shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanët për gjatë një muaji agjërojnë në shenjë sacrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.









