TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nagip Krasniqi në Gjykatë për rastin “KEK 2”, shtyhet vendimi për Dragushën

by tëvë1
10 muaj ago
6
A A
Nagip Krasniqi në Gjykatë për rastin “KEK 2”, shtyhet vendimi për Dragushën

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi,  është paraqitur në Gjykatë lidhur me aktakuzën që i është ngritur në fund të vitit të kaluar.

Aktakuza ndaj Krasniqit, Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës, është ngritur më 31 dhjetor 2024, për veprat penale, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe ndihmë në keqpërdorim të detyrës dhe autoritet zyrtar”.

Në seancë fillimisht u shqyrtua marrëveshja për pranim fajësie mes Ymer Dragushës dhe prokurorisë.

Sipas prokurorisë, pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë vullnetare dhe në përputhje të plotë me të gjitha provat materiale dhe jo materiale, me të cilat mbështetet aktakuza.

“Sipas kësaj marrëveshje, i pandehuri Ymer Dragusha, është pajtuar me llojin e dënimit të rekomanduar nga ana e prokurorisë dhe obligimet tjera që rrjedhin nga kjo marrëveshje. Me dënim unik është llogaritu dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vitesh, i cili nuk do të ekzekutohet në qoftë se i pandehuri përmbushë këto kushte; të plotësojë detyrimet nga marrëveshja e statusit të tij si dëshmitarë bashkëpunues, se për periudhën dy vjeçare, nuk kryen ndonjë vepër penale, si dhe i pandehuri është zotuar se do t’i kryej pagesat gjyqësore, që do të përcaktohen nga Gjykata.”- ka thënë prokurorja e rastit, Fikrije Fejzullahu.

Mbrojtja e Dragushës, i ka propozuar Gjykatës që marrëveshjen mes tyre dhe prokurorisë ta pranojë, dhe ta shqiptojë dënimin për të cilin palët kanë arritur dakordim.

Gjykata Themelore në Prishtinë, nxjerrë aktvendim për pranim të marrëveshjes për pranim të fajësisë, ndërsa vendos që të shtyhet shpallja e aktgjykimit në raport më të akuzuain Ymer Dragusha, deri në përfundim të kësaj çështje penale në tërësi.

Nagip Krasniqi dhe Ymer Dragusha akuzohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Ndaj Krasniqin rëndon edhe akuza për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”.

Kurse Isuf Zejna akuzohet për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Sipas aktakuzës, ish kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, bashkë me Ymer Dragushën në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të prokurimit dhe Isuf Zejna si përfaqësues i kompanisë “Rexhep Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se buxhetit të shtetit i shkaktuan dëm rreth 37 milionë euro.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

PDK-ja zyrtarizon koalicion me Eman Rrahmanin

PDK-ja zyrtarizon koalicion me Eman Rrahmanin

39 aksidente në trafik me persona të lënduar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave dhe një kamioni në Skenderaj

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Kasapi

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Kasapi

Haradinaj zyrtarizon Mumin Morinën si kandidat për deputet

Modric nuk joshet nga Arabia Saudite, i fokusuar te Milani

Modric tregon arsyen pse zgjodhi Milanin

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Kasapi

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Kasapi

Kushtet e rënda të motit godasin kampet e zhvendosjes në Gaza, ndërsa Izraeli bllokon ndihmat

Kushtet e rënda të motit godasin kampet e zhvendosjes në Gaza, ndërsa Izraeli bllokon ndihmat

Haradinaj zyrtarizon Mumin Morinën si kandidat për deputet

Haradinaj zyrtarizon Mumin Morinën si kandidat për deputet

Sinjale lamtumire nga City, Bernardo Silva flet rreth së ardhmes

Bernardo Silva: I përqendruar te sezoni im i fundit te Manchester City

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën