Chelsea mbrëmjen e së dielës shkarkoi edhe trajnerin e dytë për këtë sezon, Graham Potter, pas rezultateve të dobëta në Premier Ligën angleze.
Humbja ndaj Aston Villës doli të jetë fatale për teknikun anglez. Megjithatë, blutë kanë filluar të mendojnë menjëherë për pasardhësin e tij dhe janë disa emrat të lakuar tashmë.
Një ndër ta është gjermani Julian Nagelsmann, i cili u largua nga Bayerni ditë më parë. Siç raportojnë mediat prestigjoze, Chelsea e ka kontaktuar 35-vjeçarin dhe e sheh si njeriun e duhur për të drejtuar stolin e tyre.