TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nagavci thotë se s’kanë pranuar zyrtarisht shqetësime për ikjen e mësimdhënësve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Nagavci thotë se s’kanë pranuar zyrtarisht shqetësime për ikjen e mësimdhënësve

Pas liberalizimit të vizave, u raportua se numër i madh i mësimdhënësve kanë kërkuar pushim vjetor pa pagesë për ta lëshuar Kosovën.

Megjithatë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, s’ka pranuar ende shqetësime zyrtarisht.

Kështu deklaroi, Arbërie Nagavci udhëheqëse e kësaj ministrie,  teksa tha se Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBAShK), asnjëherë s’ka dhënë shifra të sakta, sa i përket këtyre pretendimeve.

“Kjo është një deklaratë përsëri që konsideroj SBAShK-u e ka përmendur shumë, por asnjëherë s’kanë dhënë shifra të sakta. Ne si Ministri e Arsimit s’kemi pranuar zyrtarisht shqetësime. Është e vërtetë që në momentin kur u bë e ditur që do të kemi liberalizimin e vizave, ka pasur shqetësime që mund të vijë te kjo situatë, është e vërtetë që ka lëndë të caktuara, siç janë, matematika, fizika teknologjia informative dhe gjuha gjermane, ndodhë që në disa komuna kanë vështirësi në rekrutim të stafit, për arsye se profile të tilla mund të kenë paga më të larta. Por, nuk është se ka pasur ndonjë shqetësim, ne si ministri kemi mbështetur me bursa, gjë që i ka motivuar që të ketë studentë më shumë në këto profile që kanë qenë deficitare”, potencoi Nagavci në Tëvë1.

Madje, ministrja konsideroi që në Kosovë ka të punësuar më shumë mësimdhënës, se sa që janë nevojat reale.

“Ka komuna që vetë kanë dhënë bursa, në mënyrë që t’i motivojnë të rinjtë e komunave të tyre të studiojnë në këto profile, por ne s’kemi ndonjë informatë zyrtare, adresim nga ndonjë komunë, që thonë se kanë mbetur pa kaq arsimtar sepse ata janë larguar nga shkolla. Madje, është e kundërta, ne vazhdojmë të kemi të punësuar më shumë mësimdhënës se sa që janë nevojat reale”, theksoi Nagavci tutje.

Ndërkaq, nga drejtuesit e Sindikatës së Arsimit, kjo gjendje nëpër shkolla u konsiderua shqetësuese, madje ata theksojnë se nëse vazhdon ky fluks i largimit të nxënësve dhe mësimdhënësve, shkollat në vend do të mbesin të zbrazura./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami kërkon sqarime nga ZRRE-ja për licencën e kompanisë së Hamoviqit

Mjekët e papunë protestojnë me konsulta falas, kërkojnë zgjidhje nga institucionet

Mjekët e papunë protestojnë me konsulta falas, kërkojnë zgjidhje nga institucionet

Pacientët ankohen për papastërtinë dhe kushtet e rënda në Klinikën Infektive të QKUK-së

Pacientët ankohen për papastërtinë dhe kushtet e rënda në Klinikën Infektive të QKUK-së

Haxhiu: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon

Haxhiu: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon

Sekretari i Thesarit të SHBA-së konfirmon se ende jeton në një bazë ushtarake amerikane për shkak të frikës nga Irani

Sekretari i Thesarit të SHBA-së konfirmon se ende jeton në një bazë ushtarake amerikane për shkak të frikës nga Irani

Shehu shënon golin e parë sezonal

Shehu shënon golin e parë sezonal

Ballkani përmbys Gjilanin në fund, shënon tri herë në 14 minuta

Ballkani përmbys Gjilanin në fund, shënon tri herë në 14 minuta

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami kërkon sqarime nga ZRRE-ja për licencën e kompanisë së Hamoviqit

Mjekët e papunë protestojnë me konsulta falas, kërkojnë zgjidhje nga institucionet

Mjekët e papunë protestojnë me konsulta falas, kërkojnë zgjidhje nga institucionet

Pacientët ankohen për papastërtinë dhe kushtet e rënda në Klinikën Infektive të QKUK-së

Pacientët ankohen për papastërtinë dhe kushtet e rënda në Klinikën Infektive të QKUK-së

Haxhiu: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon

Haxhiu: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën