TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nagavci: Skema e kuponëve në edukimin e hershëm do t’u ndihmojë familjeve në nevojë

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Nagavci: Skema e kuponëve në edukimin e hershëm do t’u ndihmojë familjeve në nevojë

Ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, në lansimin e skemës së kuponëve në kuadër të projektit “Mbështetje për pjesëmarrjen e fëmijëve të cenueshëm në shërbimet e kujdesit dhe fëmijërisë së hershme” ka thënë se skema do t’u dalë në ndihmë familjeve që janë pjesë e skemës së asistencës sociale.

Nagavci, ka thënë se projekti për edukimin e hershëm të fëmijëve, ndihmon në zhvillimin e tyre në të ardhmen por ndihmon edhe familjet, prindërit dhe shoqërinë në zhvillimin e saj.

Ajo, ka theksuar se janë 4 mijë e 469 fëmijë të moshës 3-5 vjeç nga familjet që marrin ndihmë sociale dhe 104 prej tyre ndjekin arsimin parashkollorë publik, ndërsa nga mosha 0-3 vjeç nga 4 mijë e 788 vetëm 31 fëmijë vijojnë institucionet në edukimin e fëmijërisë së hershme.

“Prek drejtpërdrejtë jo vetëm fëmijët dhe i ndihmon ata në zhvillimin e tyre në të ardhmen por edhe familjet, prindërit dhe shoqërinë në zhvillimin e saj…Një mbështetje për familjet që më së shumti kanë nevojë, familjet që janë pjesë e skemës së asistencës sociale. Në bazë të statistikave janë 4 mijë e 469 fëmijë të moshës 3-5 vjet nga familje që marrin ndihmë sociale në kuadër të skemës së ndihmës sociale dhe 104 prej tyre ndjekin arsimin parashkollorë publik. Nga 4 mijë e 788 të moshës 0 deri në 3 vjeç vetëm 31 fëmijë nga mosha 1 deri 3 vjet vijojnë institucionet në edukimin e fëmijërisë së hershme”, ka thënë Nagavci.

Ndërsa, menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano

Paolucci, ka shtuar se këta kupona do t’i ndihmojnë familjeve të kenë qasje në shërbimet e kujdesit për fëmijët.

“Programi i kuponëve që po prezantojmë sot është një komponent integral i një projekti më të madh që është projekti i edukimit dhe kujdesit të fëmijërisë së hershme për kapitalin njerëzor të Kosovës. Do të thotë përderisa marrëveshja e projektit ende pret ratifikimin parlamentar, ne i bëjmë thirrje deputetëve që ta miratojnë atë sa më shpejt, duke pasur parasysh rëndësinë e tij kritike për mirëqenien e tanishme dhe të ardhshme të fëmijëve dhe familjeve të Kosovës. E rëndësishmja, këto kupona do t’i ndihmojnë familjet të kenë qasje në shërbimet e kujdesit për fëmijët, të cilat nga ana e tyre do t’u mundësojnë prindërve dhe veçanërisht nënave, jo vetëm baballarëve, të punojnë dhe të mos ngecin në shtëpi vetëm pse nuk kanë alternativë tjetër”, ka shtuar Paolucci.

Kurse, kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola ka thënë se një investim i tillë ndikon edhe në vet shoqërinë dhe të ardhmen tonë.

“Investimi në këtë fazë të zhvillimit të njeriut është investimi më i madh me mend që mund të bëjë një qeveri… Investimi në këtë fazë nuk është vetëm me ia mundësua një fëmije që të jetë i zoti i vetvetes, por është në fakt investim edhe në vet shoqërinë edhe në të ardhmen tonë”, ka deklaruar Gola.

Ky projekt i edukimit të hershëm të fëmijëve, është në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shëndetësisë dhe UNICEF-in, e cila financohet nga Fondi i Mësimit të Hershëm i Bankës Botërore. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reshjet e shiut përmbysin ekonomi familjare e kultura bujqësore – ende nuk dihet vlera e dëmeve

Reshjet e shiut përmbysin ekonomi familjare e kultura bujqësore – ende nuk dihet vlera e dëmeve

“Drejtësi për Daorsën”, nesër protestohet në Gjakovë për 25-vjeçaren që humbi jetën tragjikisht

“Drejtësi për Daorsën”, nesër protestohet në Gjakovë për 25-vjeçaren që humbi jetën tragjikisht

KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja bashkë në “Shpata e Artë” njohësit: Siguria në vend po forcohet

KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja bashkë në “Shpata e Artë” njohësit: Siguria në vend po forcohet

5 vite burgim rrezikojnë personat që ndikojnë në procesin e votimit

Peja pa probleme ndaj Vëllaznimit

Peja pa probleme ndaj Vëllaznimit

Barça kthehet në Camp Nou me fitore të thellë

Barça kthehet në Camp Nou me fitore të thellë

KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja bashkë në “Shpata e Artë” njohësit: Siguria në vend po forcohet

KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja bashkë në “Shpata e Artë” njohësit: Siguria në vend po forcohet

5 vite burgim rrezikojnë personat që ndikojnë në procesin e votimit

5 vite burgim rrezikojnë personat që ndikojnë në procesin e votimit

Bllokada e buxhetit, kush rrezikon të mbes pa paga?

Bllokada e buxhetit, kush rrezikon të mbes pa paga?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën