TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nagavci: Mirëpres vendimin e mësimdhënësve që nga e hëna të fillojë mësimi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
MASHTI distancohet nga zgjedhjet në UP, Nagavci thotë se nuk u përfill reputacioni akademik

Arberie Nagavci

Nagavci në një postim në Facebook tha se Drejtoritë Komunale të Arsimit duhet të marrin të gjitha masat që të hënën gjithçka të jetë gati për të filluar mësimin në shkolla e punën në çerdhe.

Teksa ka ftuar të gjitha shkollat që akoma nuk kanë shpërndarë tekstet mësimore për nxënësit, që këtë ta bëjnë të hënën në orën e parë të mësimit.

“Ftojmë prindërit, mësuesit e udhëheqësit e shkollave për bashkëpunim të shtuar. Duhet të jemi unik në kryerjen e misionit fisnik për edukimin e arsimimin e fëmijëve tanë. Kalendari i Vitit Shkollor duhet të ndryshohet, andaj menjëherë të hënën, dt.3 tetor, do të formojmë grupin punues për të rishikuar këtë Udhëzim Administrativ. Do të vazhdojmë punën me intensitet të shtuar në përmirësimin e legjislacionit për licencimin e mësimdhënësve, vlerësimin e performancës  dhe realizimin e shtesës së performancës”, ka shkruar ajo.

Po ashtu, Nagavci tha se do të vazhdojnë me mbështetjen e punëtorëve të arsimit drejt përmirësimit të mësimdhënies së tyre, bashkëpunimin me komunitetet e institucioneve edukativo arsimore, prindërit e nxënësit dhe angazhimin e përbashkët për përmirësimin e rezultateve në arsim, për shkolla të sigurta e ambiente miqësore.

Kurse ka ftuar të gjithë mësimdhënësit që të japin kontributin e tyre me komente e sugjerime, për ë të një Projektligj sa më të mirë për pagat.

Postimi i plotë:

Mirëpres deklarimin e mësimdhënësve që nga e hëna të fillojë procesi mësimor.

Ftojmë të gjitha shkollat që akoma nuk kanë shpërndarë tekstet mësimore për nxënësit, që këtë ta bëjnë të hënën në orën e parë të mësimit.

Drejtoritë Komunale të Arsimit duhet të marrin të gjitha masat që të hënën gjithçka të jetë gati për të filluar mësimin në shkolla e punën në çerdhe, pa asnjë pengesë.

Ftojmë prindërit, mësuesit e udhëheqësit e shkollave për bashkëpunim të shtuar. Duhet të jemi unik në kryerjen e misionit fisnik për edukimin e arsimimin e fëmijëve tanë.

Kalendari i Vitit Shkollor duhet të ndryshohet, andaj menjëherë të hënën, dt.3 tetor, do të formojmë grupin punues për të rishikuar këtë Udhëzim Administrativ. Do të vazhdojmë punën me intensitet të shtuar në përmirësimin e legjislacionit për licencimin e mësimdhënësve, vlerësimin e performancës  dhe realizimin e shtesës së performancës.

Do të vazhdojmë vizitat e takimet në komuna e shkolla për të dëgjuar e adresuar secilën brengë e ide të nxënësve, mësuesve, prindërve e udhëheqësve të shkollave.

Një muaj i humbur i mësimit është një dëm i madh, andaj dhe puna e angazhimi i të gjithë neve për të përmirësuar këto humbje, duhet të jetë edhe më i madh.

Si Qeveri e Ministri e Arsimit do të vazhdojmë të kemi në vëmendje përmirësimin e kushteve të punës në çerdhe e shkolla, ofrimin e mundësive të barabarta për nxënësit e studentët.

Po ashtu, mbështetjen e punëtorëve të arsimit drejt përmirësimit të mësimdhënies së tyre, bashkëpunimin me komunitetet e institucioneve edukativo arsimore, prindërit e nxënësit dhe angazhimin e përbashkët për përmirësimin e rezultateve në arsim, për shkolla të sigurta e ambiente miqësore.

Në këtë drejtim, tashmë kemi ndërmarrë një varg veprimesh konkrete dhe nuk do të ndalemi me kaq.

Në Projekligjin e ri për Paga punëtorët e arsimit për herë të parë janë trajtuar dinjitetshëm dhe do të kenë koeficientin më të lartë se që e kanë pasur ndonjëherë.

Me këtë rast, ftoj të gjithë mësimdhënësit që të japin kontributin e tyre me komente e sugjerime, që të kemi një Projektligj sa më të mirë për pagat.

Ashtu siç kam vepruar që nga dita e parë e detyrës, jam e hapur për dialog social, angazhim të përbashkët në përmirësim të kushteve të punës, rezultateve në arsim si dhe avancim të pozitës së mësimdhënësve.

Mirëpresim dialogun social e bashkëpunimin e sinqertë, ashtu si urojmë që për të gjithë interesi më i mirë i fëmijëve të jetë në rradhë të parë.

Një falenderim i veçantë për të gjitha edukatoret, mësueset e mësuesit, arsimtarët, drejtorët/eshat që megjithatë vendosën të jenë me nxënësit e tyre, në vendet e punës e punuan pa u ndalur.

Qoftë një vit mësimor që tejkalon sfidat e fillimit me rezultate e përfundim të suksesshëm!/teve1.info./

 

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Therret me thikë një person në Prishtinë

Aksident në Pejë, katër persona të lënduar në Vitomiricë

Gucati për protestën në Hagë: Kërkojmë nga Gjykata drejtësi të mirëfilltë, jo drejtësi politike

Gucati për protestën në Hagë: Kërkojmë nga Gjykata drejtësi të mirëfilltë, jo drejtësi politike

Haradinaj takon ambasadorin australian jorezident në Kosovë, flasin për sigurinë në rajon

Haradinaj takon ambasadorin australian jorezident në Kosovë, flasin për sigurinë në rajon

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Aksident tragjik në Bolonja, vdes 18-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Bolonja, vdes 18-vjeçari shqiptar

Hendboll, vikendi i rezervuar për Superkupën në të dyja gjinitë

Hendboll, vikendi i rezervuar për Superkupën në të dyja gjinitë

Frutat që ndihmojnë në djegien e dhjamit të barkut

Frutat që ndihmojnë në djegien e dhjamit të barkut

Njollat e vështira të vajit do të zhduken nga rrobat me vetëm dy përbërës kuzhine

Njollat e vështira të vajit do të zhduken nga rrobat me vetëm dy përbërës kuzhine

Therret me thikë një person në Prishtinë

Aksident në Pejë, katër persona të lënduar në Vitomiricë

Trepça nis sezonin me derbin kundër Pejës në “Minatori”

Trepça nis sezonin me derbin kundër Pejës në “Minatori”

Gucati për protestën në Hagë: Kërkojmë nga Gjykata drejtësi të mirëfilltë, jo drejtësi politike

Gucati për protestën në Hagë: Kërkojmë nga Gjykata drejtësi të mirëfilltë, jo drejtësi politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën