TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nagavci: Me projektligjin për paga mësimdhënësit do të trajtohen dinjitetshëm

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Nagavci: Do vazhdojmë ta përkrahim komunitetin rom në vazhdimësi, jo vetëm në ditë të shënuara

Përmes një postimi në Facebook, ajo u shpreh se me këtë projektligj mësimdhënësit do të kenë koeficientin më të lartë “Se që e kanë pasur ndonjëherë”.

“Me Projekligjin e ri për Paga punëtorët e arsimit për herë të parë po trajtohen dinjitetshëm me ligj dhe do të kenë koeficientin më të lartë se që e kanë pasur ndonjëherë. Në ligjin për paga të anuluar nga Gjykata Kushtetuese, paga bazë e një mësimdhënësi të shkollës së mesme të lartë ka qenë sa 26% të pagës më të lartë në vend, ndërsa me projektligjin e ri është 32% e pagës më të lartë; paga e një mësimdhënësi në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ka qenë 23-24.5% e pagës më të lartë, ndërsa tani është 31%; etj”, thuhet ndër tjerash në postim.

Tutje, Nagavci thotë se me këtë projektligj është përmirësuar pozicionimi i mësimdhënësve që ishin diskriminuar me ligjin e kaluar.

“Pra, punëtorët e arsimit jo vetëm që janë trajtuar dinjitetshëm, por edhe është përmirësuar pozicionimi i atyre që ishin diskriminuar me ligjin e kaluar. Nuk ka më lënie anash të mësuesve klasorë 1-5 dhe pagë më e ulët për ta, sikur edhe për sekretarët, bibliotekistët, psikologët e pedagogët në shkolla, të cilët ishin trajtuar në mënyrë jo të mirë në ligjin e fundit. Projektligji për pagat në sektorin publik tashmë është në dëgjim publik. Ky Projektligj ofron shumë më shumë se ajo më të cilën ishin pajtuar përfaqësuesit e SBASHK-ut në ligjin e fundit”, thuhet në postim.

Po ashtu, ministrja ftoi të gjithë mësimdhënësit në Kosovë që të ndërprejnë grevën dhe të fillojnë mësimin.

“Ftoj të gjithë mësimdhënësit në Kosovë që të fillojnë mësimin dhe ndërkohë të japin edhe kontributin e tyre me komente e sugjerime, që të kemi një Projektligj sa më të mirë për pagat. Do të jemi gjithmonë pranë mësimdhënësve dhe punëtorëve tjerë të arsimit për të tejkaluar  çdo vështirësi dhe së bashku të kujdesemi që fëmijëve tanë t’ju ofrojmë arsimim cilësor”, thuhet në postim.

Ndryshe, që nga 25 gushti sistemi arsimor në vend është duke mbajtur grevë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Korenica: Pres reflektim nga partitë politike, nëse sërish krijojnë bllokada do të ndëshkohen fuqishëm

Korenica: Pres reflektim nga partitë politike, nëse sërish krijojnë bllokada do të ndëshkohen fuqishëm

Korenica tregon se çfarë garancish morën nga Bedri Hamza

Korenica tregon se çfarë garancish morën nga Bedri Hamza

Smajljaj: Demonizimi i ish-opozitës nuk e rikthen VV-në në pushtet

Smajljaj: Demonizimi i ish-opozitës nuk e rikthen VV-në në pushtet

Aktori Dardan Gashi thotë se një person i ofendoi bashkëshorten në baza fetare

Liverpooli ‘shkatërrohet’ nga PSV, spektakël nga Mbappe, Interi mposhtet në fund

Liverpooli ‘shkatërrohet’ nga PSV, spektakël nga Mbappe, Interi mposhtet në fund

“InfoNata” 26.11.2025

“InfoNata” 26.11.2025

Liga e Kampionëve: Arsenali më në fund e mposht Bayernin, ekipi i vetëm me të gjitha fitore

Liga e Kampionëve: Arsenali më në fund e mposht Bayernin, ekipi i vetëm me të gjitha fitore

Smajljaj: Demonizimi i ish-opozitës nuk e rikthen VV-në në pushtet

Smajljaj: Demonizimi i ish-opozitës nuk e rikthen VV-në në pushtet

Aktori Dardan Gashi thotë se një person i ofendoi bashkëshorten në baza fetare

Aktori Dardan Gashi thotë se një person i ofendoi bashkëshorten në baza fetare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën