TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nagavci akuzon edhe SBASHK-un për rezultatet e dobëta në PISA

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Nagavci akuzon edhe SBASHK-un për rezultatet e dobëta në PISA

Kosova është renditur ndër të fundit në tri testet e programit ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve, PISA.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se SBASHK-u është një nga faktorët që ka ndikuar në rënie të këtyre performancave.

Megjithatë, Nagavci ka potencuar se përkundër grevave të mbajtura nga mësimdhënësit, përsëri s’ka pasur rritje të pagave, e madje as realizim të kërkesave të tyre.

“Kur përmenda faktorët që kanë ndikuar në rezultatet e PISA-s, nuk e përmenda edhe SBASHK-un, apo grevat e mbajtura në vazhdimësi. S’duhet të harrojmë, që për vite me radhë, përveç këtij viti, ku ishte viti i parë që filluam pa greva. Për vite me radhë, procesi mësimor ka filluar pothuajse me një muaj vonesë për shkak të grevave, në përjashtim të grevës së fundit në vitin e kaluar, ku mësimi filloi tek pas një muaji. [Por, në vitet paraprake, për çdo herë kur janë organizuar grevat, asnjëherë s’ka pasur rritje të pagës apo realizim të kërkesave për të cilat SBASHK-u ka filluar grevat”, theksoi Nagavci në emisionin “Infonata”.

Po ashtu, Nagavci u shpreh e bindur që mësimdhënësit do të aplikojnë për t’u pajisur me licencë të avancuar, që nënkupton nënshtrimin e testit me shkrim.

Njëherit, ministrja bëri të ditur se tashmë kanë filluar të merren me këtë çështje, ku edhe pretendojnë të fillojnë në qershor të këtij viti.

“Sa i përket provimit të nxënësve, ne e kemi shqyrtuar këtë çështje që para marrjes së mandatit. Që nga marrja e mandatit, ne e kemi shikuar komplet legjislacionin që ka të bëjë me licencimin e mësimdhënësve. Kemi paraparë licencën e avancuar për mësimdhënësit, kemi paraparë në ligjin e pagave dhe buxhetit shtesën për mësimdhënësit që arrijnë licencën e avancuar. E për të arritur këtë licencë, është i paraparë edhe provimi për mësimdhënësit të cilët dëshirojnë të marrin licencën e avancuar. Synojmë që të fillojmë në qershor të këtij viti, që tashmë kemi filluar punën që e rregullojnë këtë çështje”, shtoi tutje Nagavci në Tëvë1.

Kujtojmë se nga Kosova kanë marrë pjesë 6.027 nxënës nga 229 shkolla./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria mblidhet të premten, në shqyrtim masat e përkohshme të produkteve themelore

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

“InfoNata” 02.04.2026

“InfoNata” 02.04.2026

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e tjetërsimit të një prone në vlerë 3 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën