TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Naftëtarët kundërshtojnë vendimin e Qeverisë që ua përcakton rritjen e çmimit të derivateve

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Konflikti Rusi – Ukrainë, rriten çmimet e derivateve në Kosovë

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka marr vendim që ta përcaktojë çmimet maksimale për naftë dhe derivate të naftës.Siç ka treguar Qeveria kjo po bëhet me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjes e mëdha të çmimeve.

Por kryetari i kësaj Shoqate, Fadil Berjani, ka thënë në një konferencë për medie, ka thënë se si Shoqatë nuk kanë pasur takim me krerët e Qeverisë për këtë vendim.Ai tha se në emër të Shoqatës e kundërshtojnë, pasi sipas tij, me kufizimin e Qeverisë, nuk mund të mbijetojmë.

“Sa i përket vendimit të qeverisë unë si kryetari shoqatës së naftëtarëve nuk kam pas takim lidhur me këtë, pa marrë parasysh se e kemi pasur takimin me ministren e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë. Lidhur me këtë vendim, unë kam dëgjuar mbrëmë prej kolegëve të mi të cilët thanë se është vendim që i cili i dëmton bizneseve tona. Këtë vendim në emër të shoqatës së naftëtarëve e kundërshtoj”, tha Berjani.

Bislim Muqa, drejtor i kompanisë “Labirint”, tha se në këtë mledhje do të duhej të ishte prezent edhe dikush nga ministria e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë.

“Ky vendim është nuk është i qartësuar sepse nuk e specifikon a është fitimi neto a është bruto. Vendimi qeveritar e theksoj një paragraf për mbrojtjen e konsumatorit që mendoj se duhet të ulet akciza në këto lloj krize kur bota po kalon në një krizë për shkak të ngjarjeve në mes të Rusisë dhe Ukrainas dhe për shkak të sanksioneve që janë vendosur ndaj Rusisë. Kemi bërë një llogaritje me stafin e financave dhe del se vetëm shpenzimet në pompat private me pakicë lëviz nga 8.5 për qind deri në 11.5. Pra këto janë shpenzime të cilat i bëjmë”, tha ai.

E Burim Leci, drejtor menaxhus në “IP Petrol”, tha se kohëve të fundit ka rritje enorme të derivateve e se është trend global njëherë për shkak të pandemisë e tash të luftës në Ukrainë.“Është e dhimbshme çmimi aktual i derivateve i cili nuk ndikohet nga ne, ne ndikohemi prej blerjes së çmimit për me caktu çmimin. Shpesh po thonë pse çmimet në Kosovë janë më të shtrenjta se në Maqedoni të Veriut, por u them sepse Maqedonia e Veriut e ka akcizën më të lirë”, tha ai.

E përfaqësuesi i kompanisë “Shell Kosova”, tha se shpenzimet e tyre janë shumë të mëdha. Ai tha se vetëm për një muaj shpenzimet mujore kapin shifrën e 850 mijë eurove.

“Vetëm “Shell Kosova” kosto fikse i ka që pagan rrymë, qira, në muajt i ka 850 mijë euro e që kjo i bie që në bazë të shitjes është mbi 16 cent për me qenë merzha për me i mbulu këto shpenzime. Duke mos i llogarit obligimet ndaj bankave, edhe ato këste janë mujore të cilat jemi të obliguat me i kry”, tha ai. Për fund, Berjani ka paralajmëruar një takim me ministren e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, për t’ia shprehur siç ka thënë ai shqetësimet dhe brengat e tyre.“Takimi në 14:30 e kemi me ministren Hajdari do të shkojmë me një ekip, dhe do të shprehim këto brenga çfarë i kemi deri më sot dhe mos të mendohet se sektori i naftës fiton aq shumë. Ma merr menja që realiteti veç është duke u ditë se ka qenë koha pandemisë kemi qenë më të lirët në regjion me 78 cent u shit një litër derivat. Pse nuk është bërë panik te qytetarët. Unë prapë po e them se në regjion jemi më të lirë”, tha Berjani.

Kujtojmë që gjatë mbledhjes së ditës së marte, Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që të përcaktoj çmimet shitëse maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të naftës. Në këtë vendim thuhet se me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të ç’rregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës në Republikën e Kosovës, përcaktohen çmimet shitëse maksimale/marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë.

Te shitësit me shumicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes. Ndërsa te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes.Ky vendim do të jetë fuqi që nga 2 marsi deri më 31 maj të këtij viti./teve1.info/

Tags: Rritja e cmimit te derivateveShoqata e Naftetareve te Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Kaos” në qendrat komunale të numërimit

​Elezi: Gjatë javës do t’i dërgojmë të gjitha pakot me fletëvotime jashtë Kosovës

Shtyhet seanca ndaj Slavko Simiq për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq

Shtyhet seanca ndaj Slavko Simiq për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq

Jahjaga takon presidentin Obama në ShBA, kërkon mbështetje për Kosovën

Jahjaga takon presidentin Obama në ShBA, kërkon mbështetje për Kosovën

Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës një person  i shpallur në kërkim

Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës një person i shpallur në kërkim

“Kaos” në qendrat komunale të numërimit

​Elezi: Gjatë javës do t’i dërgojmë të gjitha pakot me fletëvotime jashtë Kosovës

Shtyhet seanca ndaj Slavko Simiq për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq

Shtyhet seanca ndaj Slavko Simiq për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq

Jahjaga takon presidentin Obama në ShBA, kërkon mbështetje për Kosovën

Jahjaga takon presidentin Obama në ShBA, kërkon mbështetje për Kosovën

Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës një person  i shpallur në kërkim

Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës një person i shpallur në kërkim

“Diella” bëhet me Facebook, ka një mesazh për qytetarët

“Diella” bëhet me Facebook, ka një mesazh për qytetarët

Dyshohet se deklaroi rrejshëm në seancë, arrestohet një person në Pallatin e Drejtësisë

Dyshohet se deklaroi rrejshëm në seancë, arrestohet një person në Pallatin e Drejtësisë

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Vdes një burrë në Rahovec, policia nis hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën