TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Naftëtarët kundërshtojnë marzhën e fitimit: Me këto çmime, bizneset nuk mbijetojnë

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Naftëtarët kundërshtojnë marzhën e fitimit: Me këto çmime, bizneset nuk mbijetojnë

Naftëtarët sërish janë ankuar lidhur me vendimin për marzhën e fitimit, me shumicë 2 cent, me pakicë 12 cent, duke thënë se Kosova ka çmimet më të lira por edhe çmime jashtë normës, që janë shumë të lira.

Kështu u tha në Kuvendin i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ku u diskutua raporti i punës së shoqatës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera me rëndësi për sektorin e naftës.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se sa i përket çështjes së naftës, është kryer.

“Sa i përket sektorit të naftës, është rregulluar në emër timin. Falënderoj për bashkëpunimin Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Janë realizuar kërkesat, por kemi edhe disa kërkesa të tjera. Kërkesa e fundit që e kemi është udhëzimi për ndryshimin administrativ 15/2022, ku kriter për licencë është pranimi teknik ose vërtetimi për përdorimin e pikës së karburantit. Problemi që e kemi është vendimi për marzhën e fitimit: me shumicë 2 cent, me pakicë 12 cent. Jemi ankuar dhe kemi kërkuar që të mos aprovohet, sepse Kosova ka çmimet më të lira. Ky është realiteti, kjo është puna e naftëtarëve. Ka edhe çmime jashtë normës, shumë të lira: litri është 1.05 euro me pakicë, ndërsa furnizimi 1.01 euro. Si mund të mbijetojë një kompani me 4 cent fitim“, tha ai.

Përfaqësuesi i sektorit të naftës, Agim Behluli tregoi pse lëvizin çmimet e naftës.

“Është dashur që prej 25 vitesh të bëhet një deponi, por nuk e kemi dhe ende nuk është ndërtuar. Normalisht varemi nga tregu ndërkombëtar, prandaj rriten çmimet, sepse nuk kemi asnjë rezervë. Shteti duhet të ndërmarrë hapa për të ndërtuar një deponi dhe, kur ka kriza në botë, të na furnizojë. Kjo do të ishte e nevojshme, sepse të gjitha shtetet e kanë“, tha ai.

Nënkryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Tahir Zogaj, theksoi rëndësinë e legalizimit dhe licencimit të bizneseve në sektor, duke kërkuar që licencat të jenë të përhershme për ata që plotësojnë kriteret. Ai ka vënë në pah shqetësimet lidhur me vendimet për çmimet tavan.

“Kemi iniciuar çështjen e legalizimit: kemi leje përdorimi, por nuk kemi leje legalizimi. Dje kemi dërguar një vendim drejt Asociacionit të Komunave që të fillojë legalizimi. Kemi nisur kërkesë edhe drejt ministrisë, por nuk kemi marrë përgjigje. Licenca duhet të jetë e përhershme, jo 6 vite. Ai që i plotëson kriteret duhet ta ketë licencën pa afat. Nuk jemi pajtuar me vendimet e Ministrisë së Tregtisë: tre vendime për çmime tavan, derisa në Kushtetutë parashihet treg i lirë dhe vetëm te derivatet po ndërhyhet“, tha ai, derisa ka shktuar pyetjen se pse nuk po ndërhyhet te energjia ose te produktet ushqimore./kp

Tags: Oda Ekonomike e KosovësShoqata e Naftareve te KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën