TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​“Na e ka lehtësuar jetën”, flasin studentët e komuniteteve që morën bursë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​“Na e ka lehtësuar jetën”, flasin studentët e komuniteteve që morën bursë

Befasitë për të mirë nuk iu ndalën me kaq. Në dhjetor, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndanë bursa për 55 studentë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në universitet publike të Kosovës, duke i ndihmuar ata me nga 1.000 euro.

Dhe, Alberina ishte një prej përfituesve, e cila thotë se bursa “ia ka lehtësuar jetën”.

Studimet në universitetet publike të Kosovës janë pa pagesë, por Alberina – familja 8-anëtarëshe e së cilës jeton me ndihmë sociale – thotë se me paratë e dhuruara nga shteti, do të paguajë biletën e autobusit dhe librat që i duhen.

Përfituese e bursës është edhe Mihrije Shala, e cila ndjek vitin e parë të studimeve në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

“Bursa më ndihmon t’i vazhdoj studimet. Më ndihmon të mos jem e varur nga prindërit, të mos i ngushtoj as ata e as veten, thotë studentja rome, e bindur se pas përfundimit të shkollimit, do të gjejë edhe një vend pune në profesionin e saj”, thotë ajo.

Këtë optimizëm e shpreh edhe Muhamer Duda.

Në vitin e parë të studimeve për Menaxhim të Hotelerisë dhe Turizmit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Muhameri, i cili i takon komunitetit ashkali, është i angazhuar edhe në një organizatë joqeveritare, ku merr pagë.

Me të thotë se do ta ndihmojë familjen e tij 4-anëtarëshe, pasi vetëm babai i tij punon herë pas here në ndërtimtari, kurse me bursën që ka përfituar, do t’ia lehtësojë vetes ndjekjen e studimeve.

“Por, pavarësisht se a fiton bursë apo jo, edhe nëse janë kushtet e vështira, ti duhet t’ia vësh vetes një qëllim, sepse studimet janë shumë të rëndësishme për një të ardhme më të mirë”, thotë Muhameri, i cili paralelisht me studimet ndjek edhe një kurs të programimit.

Si është gjendja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian?

Sipas të dhënave nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, në Kosovë jetojnë 8.824 romë, 15.436 ashkalinj dhe 11.524 egjiptianë.

Numri i atyre që studiojnë nga këto komunitete, është tejet i vogël.

Sipas të dhënave që siguroi Radio Evropa e Lirë nga MASHTI, në vitin akademik 2023/2024, në të gjitha universitetet publike dhe kolegjet private në Kosovë u regjistruan 41 studentë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, nga 20.664 gjithsej.

Sa i përket punësimit në mesin e këtyre komuniteteve, të dhëna zyrtare nuk ka, por, sipas një raporti të vitit 2021 të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në mars të vitit 2019, rreth 2.000 romë, 3.581 ashkalinj dhe 947 egjiptianë pranuan ndihmë sociale nga institucionet e Kosovës.

Problem shtesë për ta është edhe diskriminimi në të cilin hasin.

Sipas një hulumtimi të vitit të kaluar të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), mbi 25 për qind e bizneseve në Kosovë kanë thënë se nuk do të ishin të gatshme të punësonin romë, ashkalinj apo egjiptianë në kompanitë e tyre.

Në përpjekje për t’i nxitur dhe mbështetur në studime, Qeveria e Kosovës, edhe në vitin 2022 ka ndarë 26 bursa për studentët e këtyre tri komuniteteve. Bursa janë ndarë vazhdimisht edhe për nxënësit e shkollave të mesme.

“Në vitin shkollor 2021/2022 kemi ndarë 500 bursa në vlerë prej 300 eurosh; në vitin shkollor 2022/2023 kemi ndarë 498 bursa, ndërsa për vitin 2023/2024 – pra viti shkollor akademik që ka filluar sivjet dhe vazhdon edhe vitin e ardhshëm – i kemi planifikuar 500 bursa. Kësisoj bëhen rreth 1.500 bursa për tre vjet”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi që ka pasur me studentët përfitues të bursave në muajin dhjetor./EO

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë në Gjilan

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

Familjarët e konfirmojnë lajmin për vdekjen e Shpat Kasapit: Vdiq në Itali

Familjarët e konfirmojnë lajmin për vdekjen e Shpat Kasapit: Vdiq në Itali

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë në Gjilan

Malishevë, arrestohet një grua ushtroi dhunë fizike ndaj një tjetre

Arrestohen tri të mitura në Gllogoc, u rrahën mes vete

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën