Me ftesë të ministrit të Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, Tevfik Rabiah, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Myftiu Naim ef. Tërnava, po qëndron për vizitë zyrtare në Xhide të Arabisë Saudite, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë ditës së sotme, Myftiu Tërnava dhe zëvendësministri i Haxhit dhe Umres, Abdel Fettah Meshat, nënshkruan marrëveshjen e Haxhit për vitin 2026, me të cilën rregullohet organizimi i udhëtimit të besimtarëve nga Kosova për kryerjen e Haxhit.
BIk ka bërë të ditur se kjo marrëveshje përcakton detajet e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për procesin e regjistrimit, akomodimit dhe transportit të pelegrinëve kosovarë gjatë sezonit të ardhshëm të Haxhit.







