Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka thënë se refuzimi për vizitën e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku nga autoritetet serbe është përpjekje për të izoluar shqiptarët dhe për ndërprerje të shkëmbimit kulturor mes Kosovës dhe Preshevës.
Mustafi deklaron se askush nuk mund të ndalë bashkëpunimin dhe solidaritetin mes shqiptarëve.
Tutje, ai ka thënë se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do të kenë gjithmonë mbështetjen të Kosovës.
“Por askush nuk mund ta ndalë frymën e bashkëpunimit dhe të solidaritetit mes shqiptarëve kudo që ndodhen.
Izolimi dhe pengesat nuk mund ta zhbëjnë lidhjen tonë historike, kulturore dhe njerëzore.
Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do të kenë gjithmonë mbështetjen edhe të Kosovës”, tha ai./teve1.info/