TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mustafa, PDK: Të merren masa të menjëhershme për uljen e çmimit të naftës, Qeveria i ka braktisur qytetarët

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Mustafa, PDK: Të merren masa të menjëhershme për uljen e çmimit të naftës, Qeveria i ka braktisur qytetarët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka akuzuar Qeverinë Kurti se po e thellon krizën ekonomike në vend duke neglizhuar rritjen e çmimit të naftës, gjë e cila po ndikon rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve tjera.

Deputeti Mustafa, në një konferencë për media, tha se prioritet i kësaj qeverie të papërgjegjshme është vetëm mbledhja e taksave me çdo kusht, të cilat ruhen për t’u përdorur si shtesa dhe subvencione në kohë fushatash.

“Sot, për çdo litër naftë, shteti merr rreth 60 centë taksa: 36 centë akcizë dhe 24 centë TVSH. Pra, kur një qytetar furnizohet me naftë, në çmimin prej 1.80 euro për litër, nuk paguan vetëm çmimin e naftës, por i paguan edhe shtetit 60 centë taksa. Kjo është një barrë që duhet të lehtësohet në këtë kohë krize. Heqja dorë përkohësisht nga këto taksa, në tërësi apo edhe pjesërisht, do të nënkuptonte një zbritje të menjëhershme të çmimit të naftës dhe frenim të efektit zingjiror të rritjes së çmimeve”, shtoi ai.

Mustafa theksoi se pas rritjes së çmimeve në vitin 2022, Kosova nuk mund të përballojë edhe një valë tjetër të varfërimit të qytetarëve të saj.

“Rritja e çmimit të naftës nuk prek vetëm ata që furnizohen në pompë. Ajo rritë shpenzimet e transportit, të prodhimit dhe, rrjedhimisht, çmimet e të gjitha produkteve që konsumojmë.Në prag të sezonit të bujqësisë, kjo rritje godet drejtpërdrejt bujqit tanë, duke i detyruar të prodhojnë me shpenzime më të mëdha dhe, rrjedhimisht, ti shtrenjtojnë produktet e tyre”, theksoi deputeti i PDK-së.

PDK ka kërkon ulje të menjëhershme të taksave për derivatet e naftës, në mënyrë që çmimi të reflektojë realitetin ekonomik të qytetarëve dhe jo vetëm interesin fiskal të shtetit.

“Masa konkrete dhe të drejtpërdrejta për mbrojtjen e bujqve dhe prodhuesve vendorë, përfshirë subvencione shtesë dhe mbështetje për inputet bazë në këtë sezon kritik. Një plan emergjent, të qartë dhe të matshëm, për përballimin e rritjes së çmimeve, që garanton stabilitet për familjet dhe bizneset. Pra, një plan emergjent anti-inflacion, me objektiva konkrete për stabilizimin e çmimeve dhe masa të koordinuara mes ministrive. Kontroll dhe transparencë në treg për t’i parandaluar abuzimet, me inspektime të shtuara ndaj çmimeve, monitorim të zinxhirit të furnizimit, penalizim të marrëveshjeve të fshehta dhe rritjeve artificiale, sepse, shumë rritje çmimesh nuk janë vetëm nga tregu, por edhe nga abuzimet”, bëri thirrje Mustafa.

Ai kërkoi nga Qeveria që energjinë, të cilën po e shpenzon për të krijuar dhe apo thelluar kriza politike, ta përqendrojë në mështetjen konkrete të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.

Tags: konferenc per mediapdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbia arreston katër shtetas të Shqipërisë me pretendim për nxitje të urrejtjes

Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve të Jashtme: Kemi kërkuar informacion të plotë

LDK kritikon Qeverinë për rikthimin e reduktimeve të energjisë dhe keqmenaxhimin e sektorit energjetik

LDK-ja kërkon dorëheqjen e Bordit të ZRRE-së: Njehsorët elektrikë matin gabimisht rrymën

Rasti i “AlbKings”, Prokuroria: Ata që janë dënuar me gjobë nuk kanë pasur rol vendimtar në grup

Aktakuzë ndaj tetë personave për ryshfet, keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni

​Meta gjobitet me 375 milionë dollarë për sigurinë e fëmijëve në platformat e saj

​Meta gjobitet me 375 milionë dollarë për sigurinë e fëmijëve në platformat e saj

Pesë shenja që tregojnë se dikush është xheloz për ju

Pesë shenja që tregojnë se dikush është xheloz për ju

Zakone të thjeshta që na përmirësojnë shëndetin

Zakone të thjeshta që na përmirësojnë shëndetin

Rasti i “AlbKings”, Prokuroria: Ata që janë dënuar me gjobë nuk kanë pasur rol vendimtar në grup

Aktakuzë ndaj tetë personave për ryshfet, keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

Mustafa, PDK: Të merren masa të menjëhershme për uljen e çmimit të naftës, Qeveria i ka braktisur qytetarët

Mustafa, PDK: Të merren masa të menjëhershme për uljen e çmimit të naftës, Qeveria i ka braktisur qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën