TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Mustafa: Kurti është në panik, andaj bërtet e fyen partitë e tjera

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
​Mustafa: Kurti është në panik, andaj bërtet e fyen partitë e tjera

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është në panik për shkak se kanë informacione se janë duke humbur vota për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mustafa në një konferencë për media të mërkurën, tha se Kurti po bërtet, ofendon e shanë partitë të tjera për këtë arsye.

“Është një deklaratë qesharake nga ana e partisë në pushtet, e cila në këta katër vjetët e fundit ose në këtë fushatë do të duhej të kishte guximin të paraqitej në televizionet publike ose private për çka ka punuat në këta katër vjet. Nëse kanë punuar diçka dje për të treguar çka do të punojnë në katër vjetët e ardhshëm ose t’iu premtojnë qytetarëve çka planifikojnë të punojnë në katër vjetët e ardhshëm. Fakti që partia në pushtet i ikën paraqitjeve në televizione, debateve në televizione dhe zgjedh që të ketë tubime ku flet vetën lideri i partisë, i cili çirret dhe bërtet duke ofenduar e sharë partitë tjera në Republikën e Kosovës. Kjo tregon që partia në pushtet dhe udhëheqësi i saj janë në panik të thellë dhe kanë marrë informacione të sakta nga terreni, nga bashkëbisedimet me qytetarë që janë në rënie të thellë e në humbje të thellë. Prandaj, i kuptoj dhe akuzat e tyre të çfarëdo natyre, por nuk pajtohem me ofendimet ndaj partive tjera, të cilat kanë vënë gur-themelin e vetë këtij shteti”, tha ai.

Krahas kësaj, e akuzoi partinë në pushtet se në vend që të ndihmojë kompanitë vendore, ajo po linçon të njëjtat.

“LDK gjithnjë ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për përmirësimin e kushteve për të bërë biznes në Kosovë si për kompanitë vendore, të mërgatës dhe të huaja. Për dallim prej partisë në pushtet që për këto katër vjet i ka linçuar kompanitë vendore dhe të huaja, i ka përkeqësuar kushtet e punës. Në vend të partneritetit i ka ofruar armiqësi”, tha Mustafa.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Vendos KQZ, rinumërim i plotë i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

DnV kërkon rinumërim të plotë dhe hetim edhe të kandidatëve për deputetë

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave

KQZ miraton ndryshimin e rregullores për votim dhe regjistrim jashtë vendit

KQZ sot diskuton për procesin e rinumërimit të deritashëm të vendvotimeve

City prezanton Guehin

City prezanton Guehin

Belgjika riafirmon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Belgjika riafirmon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

KQZ: Janë shtuar ekipet e numërimit, rinumërimi i votave pritet të zgjasë 12–14 ditë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci: Tri ditë atdhetar në vit nuk mjaftojnë për gjendjen e vendit

Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e votave, Lladrovci: Më në fund i doli tymi

Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

SHBA thotë se do të mbajë bisedime direkte me Iranin; Teherani thotë se do të jenë indirekte

Trump fton Netanyahun të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

AUV bllokon dhe nis asgjësimin e qumështit për foshnje “Nidina Optipro 1”

AUV bllokon dhe nis asgjësimin e qumështit për foshnje “Nidina Optipro 1”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën