TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mustafa ankohet se nuk ka para për ta paguar zhdëmtimin e viktimave, kërkon ndihmën e shtetit

Salih Mustafa, i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata Speciale, ka kërkuar që dëmshpërbilimi i viktimave në rastin e tij, të paguhet nga shteti i Kosovës, dhe këtë borxh Mustafa ta kompensoj në një afat më të gjatë kohor. Mbrojtja e Calit është ankuar se Mustafa nuk i ka kushtet financiare për ta paguar zhdëmtimin.

by Florijeta Dernjani
6 muaj ago
1 0
A A

207 mijë euro është dëmi i llogaritur për 8 viktimat pjesëmarrëse në rastin e Salih Mustafës.

Për asnjërin prej tyre, dëmshpërblimi nuk është paguar ende.

Mbrojtja e “Calit” është ende duke luftuar që pagesa e këtyre viktimave të mos bëhet nga Mustafa direkt, për shkak të vështirësive financiare të tij.

Mbrojtja përmes një parashtrese, argumentoi se sa e dëmton procesin e zhdëmtimit edhe aplikimi i kamatës prej 8%.

“Mustafa është aktualisht 53 vjeç, është shpallur plotësisht i varfër dhe ende duhet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit të tij. Shtimi i një interesi vjetor prej 8% në borxh do ta zgjaste borxhin për një kohë të pacaktuar”.

Mbrojtja insiston që zhdëmtimi i viktimave të kryhet nga ana e shtetit të Kosovës, të cilin më pas do e kompensonte vet Mustafa, në afat më të gjatë kohor.

“Shteti i Kosovës, mund të ekzekutojë pjesën tjetër të dëmshpërblimeve për Mustafën. Në këtë rrugë alternative, personi i dënuar do të ketë ende detyrimin për të paguar. Personi i dënuar duhet vetëm të paguajë një entitet tjetër: në vend të viktimave, ai do të duhej t’ia rimbursonte ato Shtetit të Kosovës. Shteti është edhe në një pozicion më të mirë për të mbledhur paratë që i detyrohet personi i dënuar”.

Mirëpo, një gjë e tillë po shihet si pamundur pasi që vlerësohet se nuk ka bashkëpunim mes institucioneve të Kosovës dhe Speciales.

Sipas Behxhet Shala nga KMDLNj, e udhës do të ishte që gjitha këto shpenzime që rrjedhin nga proceset gjyqësore në Hagë, t’i mbulojë vet Gjykata Speciale.

Televizioni ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Drejtësisë në lidhje me kërkesën e mbrojtjes së Mustafës, por gjatë ditës nuk ka marrë përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, vendoset për seancën e radhës

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, vendoset për seancën e radhës

PDK mban konferencë për media

PDK i dërgon letër zyrtare Haxhiut për anëtarin e dytë në KQZ

Debat i ashpër për ekspozitën e Gashit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

Debat i ashpër për ekspozitën e Gashit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

A duhet të rikthehet Vjosa Osmani në LDK?-flet Isa Mustafa

A duhet të rikthehet Vjosa Osmani në LDK?-flet Isa Mustafa

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, vendoset për seancën e radhës

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, vendoset për seancën e radhës

Hezbollahu paralajmëron se armëpushimi mund të dështojë nëse Libani nuk përfshihet

Hezbollahu paralajmëron se armëpushimi mund të dështojë nëse Libani nuk përfshihet

Zëvëndëspresidenti iranian: Irani do të marrë pjesë në bisedimet e Islamabadit me skepticizëm të thellë

Zëvëndëspresidenti iranian: Irani do të marrë pjesë në bisedimet e Islamabadit me skepticizëm të thellë

PDK mban konferencë për media

PDK i dërgon letër zyrtare Haxhiut për anëtarin e dytë në KQZ

Debat i ashpër për ekspozitën e Gashit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

Debat i ashpër për ekspozitën e Gashit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut

A duhet të rikthehet Vjosa Osmani në LDK?-flet Isa Mustafa

A duhet të rikthehet Vjosa Osmani në LDK?-flet Isa Mustafa

Irani njofton se një rafineri nafte në ishullin Lavan u sulmua pas shpalljes së armëpushimit

Irani njofton se një rafineri nafte në ishullin Lavan u sulmua pas shpalljes së armëpushimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën