Musliu i ftuar në emisionin “Ditari” bëri të ditur se 100 mjekë veçse e kanë lëshuar vendin e punës dhe janë larguar nga Kosova.
“Thuhet që kanë hyrë 1000 specializantë në punë, mirëpo nëse e analizojmë thellësisht, jemi diku 300-400 stomatologë dhe mbesin ndoshta 600 mjekë. Mirëpo, nga 600 mjekë deri më tani janë larguar 100, nga Klinika e Pediatrisë janë larguar shumë prej tyre, nga Klinika e Anestezionit po ashtu, gjithashtu edhe në klinikën tonë kemi mbetur shumë pak”, tha ai për Tëvë1.
Tutje, Musliu shtoi se kërkesa e tyre është të rregullohet ligji i pagave, si dhe të kenë një përfaqësim të dinjitetshëm.