TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Musliu: Serbia po i keqpërdor të drejtat e serbëve për ta sabotuar Kosovën nga brenda

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Musliu: Serbia po i keqpërdor të drejtat e serbëve për ta sabotuar Kosovën nga brenda

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke deklaruar se të drejtat e serbëve të Kosovës janë të garantuara dhe të zbatuara nga Republika e Kosovës, e jo nga Serbia.

Sipas Musliut, këto të drejta janë ndërtuar dhe ofruar në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, ekskluzivisht për serbët e Kosovës dhe jo për interesat e Serbisë.

“Fakt i pakontestueshëm është se të drejtat e serbëve të Kosovës janë të garantuara dhe të zbatuara nga RKS, jo nga Serbia, cilat janë ndërtuar dhe ofruar në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, për serbët e Kosovës dhe jo për Serbinë”, ka shkruar Musliu.

Ai ka theksuar se në kohën kur këto të drejta janë dhënë, Kosovës i ishte premtuar njohja nga Serbia, si dhe nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur.

“Sot, në vend të njohjes, Serbia po i keqpërdor këto të drejta për të mbajtur peng serbët e Kosovës dhe për ta sabotuar Kosovën nga brenda përmes Listës Serbe”, ka shtuar ai.

Musliu ka vlerësuar se kjo situatë nuk mund të vazhdojë dhe ka kërkuar reagim të fuqishëm nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

“Kosova nuk mund të lejojë që kjo gjendje të vazhdojë. Partnerët e Kosovës duhet të reagojnë fuqishëm për ta parandaluar këtë veprim sabotues të Serbisë”, ka shkruar Musliu.

Duke iu referuar zhvillimeve të sigurisë, Musliu ka kujtuar se sulmi agresor dhe terrorist në Banjskë, sipas tij, është udhëhequr nga Milan Radoiçiq, nënkryetar formal dhe kryetar de facto i Listës Serbe.

“Sulmi agresor dhe terrorist në Banjskë u udhëhoq nga Milan Radoiçiq. Më pas u krye sulmi terrorist ndaj kanalit Ibër-Lepenc. Sot po zhvillohet një fazë e re e sulmit, që është sulm ndaj rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës nga brenda”, ka theksuar ai.

Në fund, Musliu ka paralajmëruar se këto veprime përbëjnë alarm serioz për sigurinë rajonale dhe ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm ndërkombëtar.

“Këto veprime të Serbisë janë alarm serioz për sigurinë rajonale. Kalimi i tyre pa sanksione të qarta dhe pasoja konkrete rrezikon seriozisht stabilitetin. Është koha për veprim në Bruksel dhe në Uashington. Çdo vonesë rrit rrezikun, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin”, ka përfunduar Musliu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

Muja nënshkruan vendim për racionalizimin e hapësirave në Ministrinë e Bujqësisë

Muja nënshkruan vendim për racionalizimin e hapësirave në Ministrinë e Bujqësisë

MPB-ja monitoron procesin e lejeqëndrimit në Mitrovicën e Veriut

MPB-ja monitoron procesin e lejeqëndrimit në Mitrovicën e Veriut

​Nis seanca ndaj Naim Murselit

Dita e madhe e Kosovës, sot ndeshja kundër Sllovakisë, luhet për finalen e Play-Offit

Dita e madhe e Kosovës, sot ndeshja kundër Sllovakisë, luhet për finalen e Play-Offit

​Nis seanca ndaj Naim Murselit

​Nis seanca ndaj Naim Murselit

Operacioni policor “Delivery” vë në pranga katër persona për drogë, një tjetër për krime kibernetike

Operacioni policor “Delivery” vë në pranga katër persona për drogë, një tjetër për krime kibernetike

“Forca Kosova, forca Shqipëria”, Rita Ora mbështet dy ekipet kombëtare për kualifikim në Kupën e Botës

“Forca Kosova, forca Shqipëria”, Rita Ora mbështet dy ekipet kombëtare për kualifikim në Kupën e Botës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën