Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu për disa herë me radhë iu ka drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur si mashtrues.
Musliu në seancën e jashtëzakonshme për çmimet e naftës, ka thënë se po ua ofron Kurtit një zgjidhje konkrete për t’i pas paratë për të subvencionuar natarët.
“Të dashur qytetarë ne jemi mësuar ta dëgjojmë këtë mashtruesin që e kam këtu por shpresoj fort që edhe ju keni filluar mirë mashtrimin e tij. Ky ka dëshirë me treguar përralla, me luajt me fjalë, tha duhet t’i ndalen paratë lehonave për t’i subvencionuar çmimin e naftës. Unë po ia ofroj një zgjidhje shumë konkrete mbi bazën e premtimeve që ky mashtruesi i ka dhënë kur ka kandiduar për kryeministër, nuk ke nevojë t’ia ndalësh paratë lehonave, studentëve, pensionistëve veç zvogëloje kabinetin qeveritar, bëre me 12 ministri siç e ke premtuar dhe të dalin paratë për të subvencionuar natarët. E ke bërë kabinetin me 20 ministri sikur me qenë Kosova si Kinë. Për të ardh në pushtet ke rrejt, ke mashtruar duke thënë se Kosovë nuk i duhen më shumë se 12 ministri”, tha ajo.
Sipas saj, deputetët nuk kanë nevojë të vinë në seancë sepse e kanë “babën këtu”.







