Musliu ka shkruar se edhe aty hiq ma mirë po thojnë s’ka shku puna.
Deputetja e PDK-së ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti i cili gjatë fushatës kishte thënë se kushërinjtë janë për dasma, e jo për t’i punësuar.
“Prokuroria është mirë që me këtë hetimin për KEK-un me të përfshi edhe Konkursin për Zyrtarë Korrektues – Qëndra Korrektuese në Dubravë se edhe aty hiq ma mirë po thojnë s’ka shku puna. Darsmat tash në KEK e Qëndra Korrektuese po i bëjmë”, ka shkruar Musliu në Facebook.