Jamal Musiala rikthehet në stërvitje pas lëndimit të tmerrshëm që e pësoi muaj më parë.
Mesfushori gjerman u lëndua në Kupën e Botës për Klube, në ndeshjen mes PSG-së dhe Bayern Munchen.
Por tani, 22-vjeçari po bëhet gati për t’u rikthyer në fushë më i fortë se asnjëherë më parë.
Kthimi i tij nuk ka një datë të caktuar, por pritet të ndodhë gjatë muajit nëntor.
Kujtojmë se Musiala i ka munguar Bayernit në 12 ndeshje deri tani.